Zoteri Kryeminister i Kosoves



E kuptoj kur Lush Gjergji apo Shan Zefi flasin gjera koti. E kuptoj kur ndonje ateist apo enverist e deshmon fanatizmin e tij me sharje ndaj fese islame, e kuptoj edhe ndonje kalama te nxitur apo te joshur kur flet gjera qe nuk shkojne as per sheher as per Barileve.

Por, nuk e kuptoj kur nje kryeminister shqiptar i Kosoves, del dhe flet gjera koti, dhe shane e ofendon popullin i cili ia ka mundesuar te behet milioner, te behet kryeminister, te te paguaj shpenzimet e Hages sigurisht mbi 20 milione euro etj, etj..

Nuk e kuptoj kur nje kryeminister i nje shteti laik ben propagande fetare ne media publike. Sikur te kishte opozite, prokuror, qytetare normal, sikur te kishte partiake normal ne AAK, OJQ te popullit e jo te ambasadave te huaja, televizione e gazeta te popullit, t'i do jepje doreheqje dhe do ndiqeshe penalisht.

Por, e kuptoj nje gje, ti je nje hic, nje palaco diskotekash i veshur me petkun e politikanit.

Nese je Gjokoviq, atehere, kalo pertej Ibrit, nese je Gjokaj kalo ne Mirdite, sepse edhe serbet ortodoks edhe katoliket e Mirdites i respektojme, por melezet asnjejes nuk i kuptojme. Turperohu nese te ka mbetur ndonje fije burrerie dhe kerko falje. Ne te kunderten, ne zgjedhjet e ardhshme nuk do te mund te te ndihmojne as sherbimet sekrete te cilat te bene kryeminister.

Nejse, nuk te shkrova me ndonje gjuhe me intelektuale, sepse ti s'do ta kuptoje ate. Por, te shkrova me gjuhen me te bute qe e meritoje por te nivelit tend.

Nuk po te them u pafshim, sepse ti je me i zoti ne dyluftim, nuk po te them befsh me mire, sepse gjendja jote eshte sikur pacientet qe jane mposhtur nga kanceri, nuk po te them lamtumire, sepse dua te shoh llogaridhenie para gjyqit te popullit. Po te them: e gjetsh si e meriton prej te Keqit, qe mos ta marresh ne qafe ndonje njeri te Mire.



Autor: Nexhat IBRAHIMI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...