Propaganda dhe mashtrimet vehabiste: Ilmul Kelam (shkenca teologjike)



Pyetje: A është e vertetë se Imam Shafiu e ka konsideruar haram shkencen e Ilmul Kelam?

Përgjigje: Si është e mundur që Imam Shafiu të ketë konsideruar haram këtë shkencë dhe ajo ndryshe titullohet si shkenca e usuli edin ose Ilmul Akideh tek synitet ...

Ilmul Kelam ndahet në tri pjesë (ilmul kelam i Mutezilitëve-racionalëve, ilmul kelam i filozofëve dhe ilmul kelam i esharive).

1. Si mundet që ta ketë ndaluar Imam Shafiu ndërkohë që ai ka debatuar me mutezilitët të cilët kanë ligjeruar me ilm elkelam!

Pa dyshim që Imam Shafiu ka patur për qellim ilmul kelamin e mutezilitëve dhe filozofine greke ...

ka sqaruar El-Hafidh Ibn Kethir në Bidaje dhe Nihaje në historiografinë e Bishr El-Merisij El-Mutezilij: (atë e mposhti ilmul kelam dhe qe Imam Shafiu e ndaloi që ai të mesonte dhe te trajtonte temat e Ilm El-Kelam, ndëkohë që ai nuk pranoi).

Ka thënë Imam Shafiu: nëse robi Zotit do ballafaqohej me Zotin për çdo gjynah (përveç shirkut) do ishte më mirë të ballafaqoj me Allahun sesa me Ilmul Kelam ... ishte Shafiu që debatonte me atë edhe pse ai nuk e njihte mirë dijen e gramatikës arabe.

2. Me të drejtë them se esharitë e hershem kanë kontribut në ruajtjen e akides së synizmit. Sepse ndryshe do ishte filozofia greke dhe filozofia mutezilite ajo që do mbizotëronte në shkencat fetare (teologjike).

3. Të parët tanë kanë vepruar drejtë dhe saktë qysh prej Ebul Hasen El-Eshariut dhe ndjekësit e tij të cilët ju kundërvënë teologjikisht shkences se ilmul kelam filozofik të cilin e udhëhiqte Ibn Sina, El-Ferabi, Ibn Rushd dhe të tjerë filozofë të filozofisë peripatetike si dhe duke shtuar këtu dhe bagazhin e madh të ilmul kelam të mutezilitëve të cilin e drejtonte Bishr El-Merisij ...

4. Nëse do ish lënë hapësira bosh pa kundërvenie argumentuese do ishte ilmul kelam i mutezilitëve dhe filozofëve mbizotërues në hapësirën teologjike synite. Pa harruar këtu dhe ndikimin e madh që mund të kishte shiizmi në hapësirën teologjike synite. Shiizmi në çështjet e besimit është i njejtë sikurse mutezilitët e hershëm.

Ata që u morën me këtë fushë ishin Ebul Hasen Eshari, Imam Bakilani, Xhuvejni, Gazali, Raziu, Ixhi, Taftazani, Imam Nesefiu, Senusi e shumë të tjerë. Ndërkohë pjesa tjetër e dijetarave te hadithit janë marë me shkencën e hadithit për të ruajtur hadithin e Profetit Muhamed a.s. nga shtesat dhe ndryshimet.

5. Nëse fjalët e atyre që ligësojnë shkencën e ilm el-kelam synit do ishin të sakta nuk do gjeje dijetar ose fekih shafi i cili mos të ishte në akiden e Imam Ebul Hasen El-Eshariut r.a., të gjithë shafitë janë eshari. Mundet të shikoni librat e fikhut shafi dhe ti vlerësoni.

Kurrë mos u mashtroni me thëniet e tyre që çorodisin pasuesit e tyre!!!



Autor: Shejh Alban ÇULI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...