Barbarizmat radikale-vehabiste në literaturën islame shqipe



Si në çdo vend tjetër të dalur nga lufta, edhe Kosova pati një periudhë tranzicioni që qe shumë i vështirë dhe sfidues, si për institucionet, një ashtu edhe për shoqërinë. Kjo periudhë tranzicioni e karkterizuar me defekte institucionale, mangësi dhe probleme nga më të ndryshmet, bëri që Kosova të shihej si oazë e mundësive nga ana e organizatave e shoqatave të ndryshme nga lindja. Këto shoqata të kamufluara nën petkun e humanizmit dhe bamirësisë, me vite të tëra zhvilluan propagandimet e tyre ideologjike në emër të fesë islame. Libra, broshura e tekste nga më të ndryshmet, u botuan dhe u shpërndanë në qindra mijëra kopje.

Kështu literatura orientale e ideologjisë radikale-vehabiste u bë pjesë e literaturës islame në gjuhën shqipe. Në këtë mënyrë, ideologjia vehabiste u infiltrua për të shtrirë ndikimin e vet radikal dhe ekstrem në mesin e popullatës myslimane. Tash 19 vjetë pas lufte, jemi duke u përballë me një kaos të vërtet sa i përket literaturës islame në gjuhën shqipe. Aq shumë libra janë botuar pa asnjë kontroll apo recensim, sa që lexuesit nuk dijnë më të dallojnë literaturen e mirëfilltë islame nga ajo ideologjike vehabiste. Katrahura e krijuar me botimet tendencioze ka shkaktuar huti dhe perçarje tek besimtarët.

Literatura e cila qe botuar nga financimet e organizatave të dyshimta dhe me motive të errëta, kanë shkaktuar polarizime të theksuara në shoqëri dhe ka rrezikuar tolerancen ndërfetare në Kosovë. Indoktrinimi i imamëve dhe besimtarëve ka ndodhur pikërisht, ngaqë formimi i tyre fetar ka ardhur nga literatura ideologjike e kamufluar me islamin dhe me traditën profetike që është shtrembëruar skajshmërisht. Është domosdoshmëri e menjëherëshme rishikimi dhe pastrimi i literatures islame shqipe nga barbarizmat radikale dhe ekstremiste. Nuk na duhen librat e atyre që interpretojnë islamin me një mendësi mesjetare.

Kjo literaturë ka shkaktuar dëme kolosale deri tani, por dëmet do të jenë edhe më të mëdha nëse vazhdojmë të kemi botim të librave që promovojnë radikalizmin dhe ekstremizmin. Po ashtu duhet të kemi edhe një trajtim të duhur e profesional të literaturës islame ekzistuese që tashmë qe sa vite gjendet në qarkullim. Nuk na nevojitet literatura e cila mëton çkombëtarëzimin e shqiptarëve dhe që rrezikon mirëqenien dhe ardhmërinë e fëmijëve tanë. Modelet, kultura dhe ideologjitë e huaja janë të huaja dhe si të tilla nuk kanë vend në Kosovë, ku me shekuj është praktikuar tradicionalisht islami i mirëfillt e burimor. Islami i shqiptarëve ka qenë gjithmonë islam altruist, përafrues e tolerant, e asnjëherë nuk ka qenë perçarës, dhunues e anti-kombëtar.


Shqiptarëve nuk iu duhen modelet e huaja të devalvuara fetare

Që nga paslufta, në vazhdimësi janë bërë përpjekje të pareshtura që popullit të kosovës t'u imponohen kulturat e huaja lindore, dhe ky imponim gjithmonë është kamufluar me petkun fetar islam. Ka pasur tendenca për të instaluar modelin e vendeve të lindjes sa i përket praktikimit të fesë, si edhe mënyrën dhe stilin e jetesës. Është munduar të krijohet edhe mënyra e mendimit dhe të përhapet mentaliteti shpellar, mentalitet ky i cili ka katandisur botën islame si mos më keq.

Përhapja e literaturës së autorëve vehabist në të cilat gjejmë interpretime të ngurta të fesë, kanë rënë ndesh me islamin që është praktikuar tradicionalisht në Kosovë dhe atë që na kanë mësuar hoxhallarët tanë dëshmuar për dashurinë e tyre ndaj islamit dhe atdheut, duke shkaktuar kështu një konfuzion në mes besimtarëve. Absurditeti i ekstremistëve i shprehur në fetvatë e tyre të çmendura, vazhdimisht ka krijuar huti dhe përçarje në shoqëri. Mjafton të shikojmë lajmet ditore në television dhe të shohim se si është katandisur bota arabe islame. Krejt kjo ka ndodhur dhe po ndodh shkaku i keqinterpretimeve fetare, përhapjes së urrejtjes mbi baza fetare dhe përzierja e fesë me politikën.

Gjithë këto konflikte, luftëra, përçarje, urrejtje dhe dekadencë e shteteve arabe islame, duhet të na shërbejnë si mësim se modelet e tyre fetare dhe mentaliteti i tyre, nuk është për një popull evropian dhe me qytetërim të lashtë siç janë shqiptarët. Ka diskrepancë në mes kulturës, mentalitetit dhe traditës shqiptare dhe asaj të vendeve të lindjes dhe nuk ka kompatibilitet mendimesh dhe çasjes sa i përket trajtimit të fesë. Aplikimi i modeleve të huaja do ta shkatërronte vendin tonë i cila ka vuajtur mjaft tashmë. Zbatimi i modeleve fetare të ekstremistëve arab do të thotë, urrejtje fetare, primitivizëm dhe luftë civile për popullin tonë. Është e vërtetë se feja islame e ka burimin nga lindja, por para 1400 vitesh, jo tani.

Jemi të obliguar të praktikojmë Kuranin dhe ta pasojmë Muhamedin a.s., por jo të pasojmë dijetarët e vetëshpallur gjakpirës që shkatërruan vendet dhe popujt e tyre. Shqiptarët gjithmonë kanë pasur hoxhallar dhe studiues të fesë, e dijmë ç'është islami dhe ç'është Kurani, kështu që nuk na duhen dokrrat vehabiste për të na treguar se ç'është feja dhe si mbahet ajo.


Jo islami por vehabizmi i dërgoi shqiptarët në Siri

Shkaku i interpretimeve abnormale të mësimeve të fesë që bëjnë ekstremistët, Islami ka fituar një reputacion jo të mirë në botë. Por duhet ta kuptojmë se ekstremistët janë ata që kanë njollosur islamin, ekstremistët thirren në islam por veprat e tyre nuk janë askund në përputhje me mësimet dhe vlerat islame, ato në fakt janë kundër tyre. Ideologjia vehabiste e cila kamuflohet me islamin është përgjegjësja e vetme për shkuarjen e shqiptarëve në Siri. Doktrina vehabiste dhe shtrembërimi i mësimeve islame nga ana e vehabistëve, bënë që mëse 300 shqiptar të shkojnë në Siri për të marrur pjesë në të ashtuquajturin xhihad të organizatës terroriste ISIS.

Tani pas shumë vitesh qendrimi në Siri, gratë shqiptare të indoktrinuara qysh në Kosovë së bashku me fëmijët e tyre janë drejtë rrugës së çkombëtarizimit dhe asimilimit. Gratë e xhihadistëve dhe fëmijët e pafajshëm janë duke pësuar dhe duke vuajtur shkaku i atyre që mendoni se me shkatërrimin e jetëve të njerëzve dhe familjeve të tyre po lartësonin fjalën e Zotit. Thirresit vehabist të financuar nga vendet arabe ua shpëlanë trurin të rinjëve e të rejave dhe i derguan në luftë, duke iu premtuar atyre një utopi islame në tokë apo amshimin e botës së përtejme, thuajse këta individ kanë kompetencë për dergimin e njerëzve në xhennet. Propagandimi i organizatave dhe personave ekstremist fetar ka shërbyer për qëllim të shtrirjes së ndikimit në masën e gjërë, si dhe për manipulimin me ndjenjat religjioze të njerëzve, për të çuar përpara kauzat politike dhe ideologjike vehabiste. Në asnjë moment ideologjia vehabiste nuk ka patur brengë islamin apo mirëqenien e myslimanëve. Imamët ekstremist i kanë legjitimuar veprimet terroriste me qëllim të realizmit të aspiratave të tyre kinse sublime, e që në realitet janë djallëzore.

Si rrjedhoj, viktimat e ekstremizmit kanë arritur në përfundim se zgjidhja e vetme është dhuna dhe thirrja në të. Keq-interpretimi i qëllimshëm i fesë ka vënë njerëzit në lajthitje, në mënyrë që më pastaj ekstremistët t'i përdorin ata sipas dëshirave të tyre. Nga fakti që me qindra kosovar shkuan për të luftuar në Siri, shohim se propagandimi i ekstremistëve vehabist ka patur sukses dhe shtrirje bukur të madhe. Anda luftimi i radikalizmit i cili shpie deri tek ekstremizmi i dhunshëm dhe terrorizmi, duhet të luftohet me ngritjen e zërit kundër aktiviteteve fetaro-ekstremiste dhe publikimeve me përmbajtje ekstreme, si dhe me ngritjen e vetëdijes qytetare karshi rrezikut të vehabizmit. Sepse nuk janë mësimet islame ato që quan shqiptarët në Siri, por janë barbarizmat vehabiste që morën në qafë të rinjtë tanë.


Ekstremizmi në Kosovë iu konvenon vetëm qarqeve anti-shqiptare

Literatura ekstremiste që u botua me të madhe pas luftës, bëri që ekstremizmi të përhapej me shpejtësi në Kosovë, ku për një kohë të shkurtër arriti edhe në shkallën e pandemisë. Neglizhenca e institucioneve shtetërore dhe fetare ia mundësoi ekstremistëve ta propagandojnë ideologjinë e tyre të dhunshme, duke përdorur fenë Islame për të kamufluar qëllimet e errëta gjeo-politike. Indoktrinimi dhe radikalizimi i të rinjëve që i shndërroi ata në ekstremist të dhunshëm, bëri që Kosova si shtet i ri ta fitoj një imazh aspak të mirë në arenën ndërkombëtare.

Ekstremizmin në Kosovë u munduan ta shfrytëzojnë qarqet anti-shqiptare për të na armiqësuar me aleatët tanë perendimor që na ndihmuan ta çlirohemi nga okupimi shekullor. Çështja e ekstremizmit ishte hapur edhe gjatë diskutimit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, ku ish ministri i jashtëm serb Ivica Daçiç, e kishte cilësuar Kosovën si çerdhe e radikalizmit dhe ekstremizmit islam. Njëherit ishte zbuluar se një ndër ueb faqet propaganduese të vehabizmit dhe ekstremizmit në gjuhën shqipe, ishte regjistruar në Serbi dhe në emër të një personi të na nacionalitetit serb.

Kjo na tregon se qarqet anti-shqiptare kanë punuar në vazhdimësi pë të përhapur ekstremizmin në Kosovë, në mënyrë që të humbasnim simpatinë dhe përkrahjen e aleatëve tanë perendimor. Pra ekstremizmi në Kosovë, gjithmonë iu ka konvenuar armiqëve të kombit shqiptar. Ekstremistët në Kosovë e kanë njollosur Islamin si fe, e po ashtu kanë dëmtuar rëndë imazhin kombëtar të shqiptarëve. Njëherit ekstremistët kanë punuar vazhdimisht për të rrënuar vlerat e mirëfillta fetare e kombëtare, duke tentuar që Kosovën dhe shqiptarët t'i paraqesin si vend dhe popull talebanesk. Të vetmit që i janë gëzuar shkuarjes së shqiptarëve në Siri, janë qarqet anti-shqiptare që këtë fakt u munduan pa reshtur ta përdorin kundër nesh. Duhet ta kuptojmë se ne jemi mysliman por jo taleban dhe ISIS. Shqiptarët janë pjesë e evropës dhe si të tillë, identiteti ynë nuk përkon me mentalitetin shpellar vehabist i cili ka shkatërruar çdo vend që ka prekur.


Porosi për diasporën shqiptare: Ruani fëmijët tuaj nga vehabizmi

Vehabizmi si ideologji që po i indoktrinon të rinjtë dhe po i shndërron ata në ekstremist e terrorist është bërë një pandemi që po e terrorizon tërë botën, duke përfshi edhe shqiptarët. Përveç shqiptarëve nga Kosova dhe Shqipëria që përfunduan në radhët e organizatës terroriste ISIS, pati edhe të rinjë shqiptar nga diaspora që u indoktrinuan nga ideologjia vehabiste dhe përfunduan si ekstremist të dhunshëm, por edhe si terrorist. Të rinjtë e diasporës ranë viktimë e manipulimeve të thirrësve vehabist që vazhdimisht po vënë nën thumb të rinjtë tanë që shumë kush ia ka zili. Viktima të shpëlarjes së trurit nga ideologjia vehabiste, ishin edhe të rinjtë shqiptar nga diaspora që vijnë nga Evropa, Amerika e deri tek Australia e largët. Që në këto tri kontinente, kemi të dënuar shqiptar që kanë kryer sulme terroriste apo që kanë komplotuar për të kryer sulme terroriste.

Rasti i fundit ishte ai i një të riu me prejardhje shqiptare në Australi, i cili u dënua me 17 vite burgim për planifikim të sulmeve terroriste. Të gjithë bashkëatdhetarët tanë duhet të kenë kujdes dhe të ruajnë fëmijët e tyre nga grabitcarët e fëlliqur vehabist që duan t'i indoktrinojnë ata. Arsimimi, edukimi dhe monitorimi i fëmijëve duhet të jetë prioritet për prindërit që e duan një ardhmëri të ndritur për fëmijët e tyre. Shqiptarët në diasporë kanë qenë gjithmonë shembull për kombësitë e tjera se si duhet integruar në shoqërinë perendimore, dhe ky integrim, asnjëherë nuk i ka rrezikuar vlerat kombëtare dhe fetare të tyre.

Është e pandershme dhe e pandergjegjshme, vetëm të ua mendosh të keqen vendeve dhe shoqërive që të kanë ofruar strehim, ushqim dhe punësim, e lëre më të ndërmirret ndonjë akt dhune kundrejt tyre, siç edhe po veprojnë ekstremistët. Ekstremistët po komplotojnë dhe po nërmarrin sulme pikërisht ndaj atyre që ua zgjatën dorën e ndihmës dhe bamirësisë, kur kishin më së shumti nevoj. Kjo tregon se sa pa falenderues janë ekstremistët vehabist. Shoqëritë perendimore u dhanë ndihmë, kurse vehabistët u japin vdekje. Kjo është mënyra se si ekstremistët po ua kthejnë të mirën ndihmëtarëve të tyre. Shqiptarët gjithmonë kanë pas besë dhe kanë bërë ç'mos për mikun. E ata që i prejnë miqtë në besë, ata nuk mund të kenëas fe. Andaj porosia e jonë për bashkatëdhetarët tanë që jetojnë në diasporë, është: 'ruani fëmijët tuaj nga radikalizmi dhe grabitcarët vehabist që duan t'i indoktrinojnë të rinjtë tanë'. Reapektone vendin, shoqërinë dhe besimin e atyre që u ndihmuan, dhe ruani vlerat tona të mirëfillta kombëtare e fetare. Vehabistët kafshojnë dorën që e udhqen, por ne nuk jemi të tillë sepse nuk kemi jetuar nëpër shpella e shkretëtira, por kemi jetuar në tokën e lashtë arbërore, jemi një komb i shquar pë vlera të larta, besë dhe fisnikëri. Kombi shqiptar nuk ka as kurrë nuk do të ketë asgjë me të pamoralshmen, të pandershmën, dhunën e tradhtinë. Jemi shqiptar dhe jemi krenar për kombin, historinë, kulturën dhe traditën që e kemi.



Përgatiti: foltash

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...