Injoranca ne maksimum e vehabive



Shife shife, injoranca ne maksimum e vehabive te faqes se te "Deshperuarve" po thojne se Perandoria Osmane me e forte ka qene gjate periudhes se Sulejman Kanunit, Muratit te IV dhe Qyprylive, sepse Shejkhul Islami Ebu Saud Efendi ishte i rrymes Sunnite (perjashton Sufistet nga Sunnizmi) dhe se gjendja u rendua kur Perandoria u ndikua nga Sufistet.

Tani per kuriozitetin tim dhe tuajin, a ka pasur ndonje periudhe te osmaneve qe nga Osmani i biri i Ertugrulit e deri tek Sulltani i fundit, ku Sufizmi s'ka qene prezent ne jeten osmane?

Me thoni ndonje historian te cmendur, ju lutem!!!

Tjetra, Ebu Saud Efendi, ishte nje nga Sufistet me te medhenj te kohes se tij, Tarikatin Sufist e mori nga Ibrahim Kajsari. Sulltan Pajaziti II aq shume e deshte Ebu Saudin, sa qe i ndertoi nje Teqe ne Stamboll, ku vinin dhe e vizitonin dashamires dhe e vizitonin Shejhun e madh aty.

Pjesa e Sulejman Kanunit, kush ka qene ne Damask e njeh fotografine ku gjendet dhe ne fakt njihet ne Damask "Teqe Sulejmanije", te cilen e urdheroi te ndertohet Sulejman Kanuni me 1553.

Eshte fakt, se Teqete ne strukturen e njohur, ne vendet arabe nuk njiheshin dhe ato jane ndertuar me urdher te Sulejman Kanunit.

Teqete arabe njihen si Khankawah e cila ishte nje qoshe ibadeti te Shejhut. Me pas teqeja tek arabet ishte shtepia e Shejhut dhe mori strukturen e identifikimit gjate kohes se Memalikeve dhe Salahudin Ejubit, ku nen emrin e teqese, kishte shkolla dhe fjetore.

Imagjinoni vetem nje fakt hisotrik te rrjedhes se konstruktimit insititucional te Teqese ne Perandorine Osmane ... Teqeja e cila ishte e madhe tek Osmanet njihej si "Astaneh".

Ne lidhje me Qyprilite, ishin ata qe fshine nje here e pergjithmone Levizjen Kadizadeh, duke vendosur stabilitet politik dhe fetar ne Perandori, qe aq shume e duan grupi i te "Deshperuarve".



Autor: Alban CULI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...