Lamedhhebia urë e Ladinijes (pafeshmërisë)



Nuk mund të gjesh nga njerëzit e politikës, edhe pse u takojnë drejtimeve dhe pikëpamjeve të ndryshme, njeri që i jep ndonjë rëndësi dhe vlerë një njeriu i cili pretendon se është një politikan, por që nuk ka ndonjë parim që e ndjek dhe që lufton për hirë të tij me kënaqësi e me sinqeritet. Pokështu edhe njeriu i cili mundohet ta mashtrojë masën duke thënë: "Unë jam me ju"! Nuk ka ves më të shëmtuar se sa njeriu të jetë i pavendosur, as me nëjrën grup as me tjetrën, edhe pse i shtiret secilës grup se ai është me të. Prandaj, një njeri i cili pështjellet nëpër të gjitha medhhebet e Islamit duke patur një drejtim Lamedhhebian në Islam është më i keq dhe më i poshtëruar se të gjithë.

Natyrisht që shkencat kanë drejtime të ndryshme dhe secili drejtim ka metodologjinë e vet lidhur me një shkencë dhe në formë të veçant pajtohet me një metodë të atillë. Kështu, nëse dikush pretendon të jetë filozof pa i takuar njërës nga shkollat e saj të njohura, quhet si i marrë, i zhytur në marrëzi, e jo njohës i filozofisë.

Krijuesit në shkenca të ndryshme kanë parime të ndryshme dhe u takojnë shkollave të ndryshme, aq sa edhe në shkencat e literaturës dhe gjuhësisë arabe i gjejmë prezente. Asnjë shkencë nuk ka gëzuar një interes gjatë shekujve, që nga kohët më të hershme të Islamit e deri në kohët më të vonshme të tij, shumë afër nesh, sikur fikhu Islam. Vet Pejgamberi a.s. ua mësonte fikhun shokëve të tij dhe i ushtronte të mësonin format e nxjerrjes së dispozitave, aq sa gjashtë nga sahabët r.a. jepnin fetfa që në kohën e Pejgamberit a.s.. Pasi Pejgamberi a.s. ndëroi jetë, sahabët vazhduan të mësojnë përpara gjashtë shabëve të përmendur, kështu që ata kanë nxënës të njohur nga gjenerata e sahabëve dhe të tabiinëve.

Medineja ishte djepi i shpalljes dhe vendqëndrimi i shumicës së sahabëve deri në kohën e halifit të tretë të drejtë. Për këtë, shumë nga tabiinët janë marrë me mbledhjen e mendimeve të përcjellura nga sahabët dhe me mbledhjen e haditheve të tyre, saqë "shtatë fukahatë" gëzonin një shkallë të lartë në fikh. Seid ibën Musejjebin e pyeste Ibni Ummeri për fetfatë e të atit, si shenjë e vlersimit të lartë që kishte ky sahabi i ndershëm për dijen e gjërë të këtij tabiini të madh lidhur me fetfatë e sahabëve.

Më vonë, njohuritë e dijetarëve të cekur kalojnë në duartë e mësuesve medinas të Malikut, pastaj ky i përmbledh ato dhe i bën të njohura për masën e gjërë. Për këtë, edhe themelimi i medhhebit dhe degëzimet e tij i atribohen atij. Mandej dhe vet dijetarët i nënshtrohen Malikut përgjatë shekujve, për shkak të forcës së argumenteve dhe shkëlqesisë së mëtodës së tij. Edhe pse, sikur ndonjëri nga dijetarët që e kishin rradhitur veten nën rradhët e medhhebit të Malikut të kishte thirrur në një medhheb të ri, të cilin do ta kishte shpikur, do të gjente dijetarë të cilët do t'i bashkangjiteshin mendimit dhe medhhebit të tij, për arsye të njohurive të gjëra dhe fuqisë së pikëpamjeve të tij. Mirëpo, ata mbivlerësuan ruajtjen e rradhitjes nën rradhët e medhhebit të dijetarit të Medines në saje të lakmisë për njësimin e mendimeve dhe me dije që disa mesele të dobta që regjistrohen në medhheb, të trashëguara nga themeluesi i medhhebit, lëren pa u mbështetur medhhebi në to, dhe duke vënë në vend të tyre mendimet më të qëndrueshme dhe më shëndoshë të argumentuara nga fukahatë e medhhebit. Në këtë mënyrë, me shtesat dhe shqyrtimet e pikave të dobëta të medhhebit nga ana e dijetarëve, medhhebi arriti fuqi të lartë, saqë po e kundërshtoi dikush nga dijetarët e vonshëm (muteehirinët), humb dorë e kokë.

Njejt ndodh edhe me medhhebet tjera. Ja, për shembull, ku kemi Kufen. Pasi e themelon atë Faruku (Umeri) r.a. e banoi atë me elitën e fiseve arabe: dërgoi atje Ibën Mes'udin r.a. që tua mësojë banorëve të saj fikhun dhe fenë e Allahut duke u thënë me këtë rast: "Pashë më të çmueshëm Abdullahun të lë në mesin tuaj se sa veten time".

Abdullahu r.a. gëzon një autoritet shkencor të lart në mesin e sahabëve. Për të Umeri r.a. thotë: "Ai është depo mbushur përplot me dije". Aq më shumë, ngrihet Abdullahu kur për të do thuhej dhe hadithi: "Ia dua ummetit tim, atë që ia do Ibën Ummi Abdi". Mandej edhe hadithi tjetër: "Kush do ta lexojë Kur'anin ashtu sikur ka zbritur, le ta lexojë atë sikur Ibën Ummi Abdi". Kiraetin e Ibën Mes'udit e përcjellë Asimi përmes Zirr ibën Hubejshit nga Ibën Mes'udi. Pokështu, edhe Kiraetin e Ali ibën Ebi Talibit e përcjellë Asimi nga Abdurahman Abdullah ibën Habib Es-Sulemi nga Aliu r.a. Ibni Mes'udi r.a. u kujdes me banorët e Kufes duke ua mësuar atyre fikhun, që nga koha e Umerit r.a. deri në kah fundi i sundimit të Uthmanit r.a., me një përkushtim të paarritshëm, saqë Kufeja u mbush me fukaha. Ali ibën Ebi Talib r.a. kur shkon në Kufe gëzohet nga numri i madh i fukahave që kishte dhe tha: "Allahu e mëshiroft Ibën Ummi Abdin, e paska mbushur këtë qytet me dije".

Dera e Qytetit të Dijes (Aliu r.a.) morri në duar t'i mësojë qytetarët e Kufes të hulumtojnë fikhun, gjersa Kufeja bëhet e pashoqe ndër të gjitha qendrat e botës islame me fukahatë dhe muhadithinët e saj, me studjuesit e shkencave të Kur'anit, shkencat e literaturës dhe letërsisë arabe, që kur Ali ibën Talibi r.a e bëri kryeqytet të Hilafetit dhe pasi u vendosën në të personalitete të fuqishme të sahabëve dhe fukahatë e tyre. Axhli përmend se krahas sahabëve të cilët përhapnin dije në Kufe dhe rretheqark saj, atë e banuan njëmijëepesëqind sahabinj të tjerë. Sidoqoftë, vetëm nëse numërohen nxënësit e dalluar të ibni Mes'dit që ishin në Kufe dhe shënohen biografitë e tyre do dilte një libër i madh, por këtu nuk është momenti që të rradhiten emrat e tyre. Njohuritë e këtyre dijetarëve i pat nxënë Ibrahim ibën Jezid En-Neheij. Mendimet e tij janë të shënuara në shënimet e Ebu Jusufit, Muhammed ibën Hasanit, në Musannefin e Ibën Ebi Shejbes dhe veprat e autorëve tjerë. Kriticientët i llogarisën hadithet e tij mursel si sahih. Ndërsa Sha'biu, për të cilin Ibni Umeri, kur e pa duke treguar për luftat e Pejgamberit a.s. tha: "Ai i di ato më mirë se unë edhe pse unë i kam përjetuar ato me Pejgamberin a.s.", e vlerëson atë mbi të gjithë dijetarët e qendrave islame. Për numrin e madh të dijetarëve të Kufes flet edhe Enes ibën Sirini, ky thotë: "E kam vizituar Kufen dhe pashë në të katër mijë dijetarë që studjonin hadithin dhe katërqind që e kishin përkryer fikhun", siç shënon këtë Ramahermeziu në librin "El-Fasil".

Ebu Hanifeja r.h. përmblodhi të gjitha këta njohuri dhe shkenca pas tyre dhe i vuri ato në shkrimet e veta pasi i rishqirtonte meselet mes tij dhe nxënësve të vet, në grupin shkencor të studimeve të fikhut të përbërë nga katërdhjetë dijetarë më të dalluar të nxënësve të tij, të cilët posedonin njohuri detë të thella përreth hadithit, shkencave të Kur'anit si dhe të gjuhësisë arabe, ashtu siç tregon për këtë Tahavi dhe dijetarë të tjerë. Për këtë imam, Imam A'dhamin, Ibën Nedimi, që nuk është i medhhebit të tij thotë: "Shkencat, në tokë e në detë, nga Perëndimi e gjer në Lindje, afër e largë, janë vepër e penës së tij, radijallahu anhu". Njejt thotë edhe Shafiu: "Për fikh, njerëzit janë të varur nga Ebu Hanifja". Pra, përmes nxënësve të tij dhe nxënësve të tyre fikhu arrinë pjekurinë e vet pa lënë vend për shtesa të gjeneratave të mëvonshme, Allahu qoftë mirënjohës i mundit të tyre.

Për këtë, medhhebet të cilat janë ndërtuar në themele dhe në një bazë të këtillë, kur hasin në njeri të kohëve të fundit që trillon në sheriat dhe thirr në flakjen e medhhebeve në një anë dhe zëvendësimin e tyre me një ixhtihad të ri, duke u munduar të mbështesë të qënurit e tij Imam në idenë e Lamedhhebijes, dhe pa ndonjë bazë tjetër veç dëshirës për të patur nam, mbeten medhhebet vet dhe ndjekësit e tyre të habitur: "me ç'të drejtë e quan veten me llagap të këtillë dhe fitojë të drejtën të llomotis këto vesvese e marrëzi".?! Ky person, o është një i çmendur sheshit, ka gabuar ai njeri që nuk e paska çuar në spitale të të lënurve menç, o mos ndoshta është një dilinxhi që bredh nga njëra anë e të zotëve të mendjes në tjetrën që në kohën e tij qenkan dy grupe: "mendimtarë të çmendur, ose të çmendur mendimtarë".!?

Ka kohë që kemi filluar të dëgjojmë këtë nga njerëz të cilët kanë nevojë, sipas mendimit tim, për një kontrollë mendore në mjekë të specializuar ligjor-të sheriatit, përpara se tu kthehemi konkluzimeve të tyre përmbi ixhtihadin sheriatik i cili shënon fundin e ixhtihadit të muxhtehidinëve. Edhe nëse marrim parasysh se ata kanë ca trurë, s'do mend se janë prodhim i armiqëve të kësaj feje të drejtë, të cilët kanë një qëllim të mallkuar që dëshiron të fusë përçarje në pikëpamjet dhe drejtimin e umetit musliman lidhur me çështjet e fesë së tyre dhe të jetës në këtë botë. Përçarje e cila çon në urrejtje, largim dhe në konflikte e ngatëresa ditë pas dite dhe kjo pas një vëllazërimi të gjatë, i cili filloi që nga lindja e Islamit e deri më sot.

Pra, njerëz të cilët i thirrin masat e gjera të largohen nga medhhebet e imamëve të ndjekur, që më lartë dhamë shenjë për disa mënyra të sjelljes së tyre, nuk janë tjetër vetëm se njerëz të cilët mendojnë se secili muxhtehid në studimet e tij merr qëndrime të sakta, kështu që secili, edhe ai që nuk është muxhtehid, fiton të drejtën që të marrë cilin do mendim që do dhe ta ndjekë atë pa patur nevojë të kufizohet në mendimet e një muxhtehidi të cilin e zgjedh për të pasuar mendimet e tij. Ky mendim është i mu'tezilëve, ndërkaq sufitë mendojnë se muxhtehidët e kanë të qëlluar ixhtihadin vet, mbështetur në atë se ata marrin qëndrimet që janë të mbështetur në idenë e "azimes" në zgjedhjen e mendimeve të gjithë dijetarëve pa u kufizuar me mendimet e njërit prej tyre. Për këtë flet edhe Ebu'l-Alaë ibën Ebi Bekr Er-Raziu, nga ndjekësit e Nurudin e Esh-Shehidit, në librin e tij: "El-xhemu bejne'l-Fetfa vet'-Takva min Muhimmati'd-Dinë ve'd-Dunja", ku tregon se cilat mendime nga mendimet e katër imëmëve të ndjekur janë dhënë mbështetur në logjikën e fetfasë dhe cilat mendime janë shprehur mbështetur logjikën e takvasë. Mandej, mendimi i cekur i Mu'tezilëve i lejon atij që nuk është muxhtehid të zgjedhë mendimet e dijetarëve muxhtehidinë, mirëpo ajo që më së shumti obligohet me të jomuxhtehidi është të zgjedh në çështjet e fesë së vet një muxhtehid për të cilin mendon se është më i dijshëm, më i devotshëm dhe t'i lidhet fetfasë së tij në çdo punë të madhe e të vogël pa mos i ndjekur lehtësimet mes fetfave të medhhebeve. Ndërkaq, të ndiqen qëndrimet më të lehta të imamëve, dhe të pranohen mendimet e imamëve që përputhen me dëshirat dhe pikëpamjet e individit përkatës, nuk është gjë tjetër vetëm se epsh dhe nuk ka të bëjë me ndjenjën e fesë, pavarësisht kush është ai që lejon një gjë të këtillë.

Për këtë, Ustadh Ebi Is'hak El-Isfirajini, lidhur me mendimin që i trajton të saktë mendimet e të gjithë muxhtehidinëve thotë: "Fillimi i kësaj thënie është sofizëm, ndërsa fundi i saj është zindikah-mosbesim". Eshtë kështu ngase thëniet e dijetarëve lidhur me një fenomen kanë të bëjnë me të qënit apo mos të qënit e tij në një formë të caktuar, andaj si mund të jetë një fenomen i njejtë dyformësh në një kohë të njejtë? Po, një njeri që i lidhet një imami në të gjitha mendimet, largon nga vetja përgjegjësinë, qoftë i qëlluar, qoftë i gabuar mendimi i imamit të tij. Njejtë ndodh edhe me muxhtehidinët tjerë, sepse njeriu gjatë gjykimit të një fenomeni nëse e qëllon ka dy shpërblime e nëse gabon, ka një shpërblim. Lidhur me këtë ka një grumbull hadithesh.

Sipas arsyes se njeriu i cili e ndjek imamin e vet në të gjitha mendimet largon nga vetja përgjegjësinë e ixhtihadit me të cilën ngarkohet edhe nëse muxhtehidi të cilin e ndjek gabon, ka ecur ummeti qëkur ka bulbëzuar Islami dhe vazhdon ta bëjë këtë derisa të vijë kijameti, ndryshe nga dielli i qiellit i cili ka lindjen, mesditën dhe perëndimin e vet. Kështu, sikur të mos dilte muxhtehidi nga përgjegjësia e ixhtihadit edhe pse gabon, nuk do të kishte ai shpërblim për gabimin e bërë, por nuk është tani koha dhe vendi të bëjmë një vështrim në këtë temë.

Thënia e Imam Is'hak Isfarainit lidhur me mendimin e atyre që të gjithë mendimet e muxhtehidinëve të saktë, është e saktë dhe për të dëshmojnë mijëra e mijëra argumente, por këtu nuk është vendi të zgjerohemi në shpjegimin e saj. Ndërkaq, nëse ai i cili thërret masat të largohen nga medhebet e katër imamëve të ndjekur duke besuar se ata janë ndër shkaqet e ndarjes së muslimanëve dhe mospajtimeve mes tyre, dhe se muxhtehidët e Islamit gjer më tani të gjithë kanë qenë gabim, dhe se ai tani, në kohë të fundit, zbulon pas imamëve të vërtetën e cila që kur ka lulëzuar Islami e deri më sot, pat qenë e fshehur për to, është një marrëzi dhe një mospjekuri jashtë çdo mase. Kështu, ne, prej kohe në kohë dëgjojmë nga propaganduesit e një da'veje të këtillë çvleftësimin e haditheve ahad të vërteta të sunnetit, tallje me ixhmanë dhe kijasin, aq më keq, edhe me kuptimet e Kur'anit të cilat ndër studjuesit e nxjerrjes së hukmeve merren si bazë parimore. Përmes nënçmimit të haditheve ahad ata çlirohen nga sunneti dhe librat e tij të sihahëve, suneneve, xhavamive, musannefateve, mesanidëve dhe tefsirëve të mbështetur në thëniet e ruajtura të gjeneratave të para.

Në këtë mënyrë, as mund të dalë prej këtyre teksteve idea e një mrekullie natyrore, po as mund të nxiren rregulla ligjore nga tekste të këtilla. Që këndej, a mund vallë të ndjekë një rrugë të këtillë prej rrugëve të djallit jashta se një njeri i cili është i bërë nga duart e armiqëve të Islamit? Përmes mospërfilljes së ixhmasë, këta individë çlirohen nga medhhebet e shumicës së dijetarëve të rrugës së drjetë, dhe në këtë mënyrë futen në rradhët e havarixhëve heretik dhe të rafidive të dezertuar nga rruga e së vërtetës. Kurse, me idene e largimit të vlefshmërisë së kijasit, ia mbyllin vetes dyert e ixhtihadit dhe mënyrat e zbulimit të motiveve të përbashkëta të zhvillimt të lëndëve të studimit të ligjit, dhe kështu bashkohen me mohuesit e kijasit nga grupet e Havarixhëve, rafidivë dhe ehli dhahirit të cunguar.

Përfundimi i këtiij diskutimi është se: poqese studion individët të cilit dalin si propagandues të kësaj lëvizjeje, do t'i gjeshë njerëz që nuk harmonizohen me normalen, nuk e njohin të qenën, e dëshira e famës ka verbuar sytë e tyre ... Lëvizja e tyre nuk është tjetër vetëm se një hije e ateizmit e lindur nga të zotët e çregullimeve. Prandaj, organeve kompetente u bëhet obligim të kërkojnë burimet e rrezikut, të shuajnë flakën e së keqes, sepse kjo da've e përbuzur, nuk është tjetër veç një urë e Ladinijes-mosbesimit që dominon në vise tjera dhe që përmes saj dëshirohet të vihet në ateizëm ...



Autor: Imam Muhamed Zahid el Keutheri
Përktheu nga gjuha Arabe: Ahmed M. Mehmedi

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...