Verbani, viktimë e vahabistëve



Bashkësia Islame e Kosovës nuk i lufton vahabistët dhe rrymat ekstreme që veprojnë në Kosovë.

Për shkak se i ka luftuar këto grupe, beson se është shkarkuar nga detyra që kishte si imam. Thotë se askush nuk e di se çfarë bëhet me milionat e BIK'ut.

Musli Verbani, imam dhe kryetar i Këshillit të BIK'ut në Kaçanik, në një intervistë për Express thotë se ai nuk mund të thotë se a i përkrah a jo BIK-u, por forma e organizimit e BIK-ut, vetë bunkerizimi, vetë mbyllja e tyre, mosofrimi i programeve dhe mospërkrahja e imamëve të cilët janë kundër vahabive, e në anën tjetër heshtja ndaj imamëve që janë ekstremistë, kjo nënkupton se ata këtë e bëjnë për shkak të pozitës së tyre, karrigeve të tyre, për shkak të posteve.

"Ata i mbyllin sytë dhe kjo iu ndihmon më së shumti vahabive dhe rrymave ekstremiste, që dita-ditës po i shohim se mund të depërtojnë thellë e më thellë nëse Qeveria e Kosovës, Kryesia e BIK-ut nuk marrin hapa për këtë", thotë Verbani.



Përgatiti: indeks