Puna (nuk) është Farz!



Një sqarim i shkurtë.

Këtë sqarim po e bëjë për ata që dëshirojnë të dinë të vërtetën.

Sikur po plasohet ideja se puna në islam nuk është Farz. Konsideroj se kjo far fetvaje është dashakeqëse, tendencioze, e gabuar dhe jo profesionale e nënçmuese për Islamin dhe muslimanët. Qasja është shumë dinake dhe aspak shkencore, por kur dihet se buron nga njerëz jo profesional, atëherë edhe rezultati është i tillë. Vlerësoj kështu ngase, jo çdo kush që luan futboll, është edhe futbollist profesionist.

Për ta kuptuar më lehtë po ua sqaroj me një shembull identik si vijon.

Falja e namazit të xhenazës është FARZI KIFAJE (Farz kolektiv), pra nëse e kryen një pjesë, obligimi bie nga të tjerët, e nëse nuk e bënë askush, përgjegjësi mbajnë gjithë muslimanët e atij vendi. Prandaj nuk ka askush të drejtë të thotë namazi i xhenazes nuk është FARZ, vetëm i marri thotë se namazi i xhenazes nuk është FARZ.

Edhe dispozita e punës është FARZI KIFAJE, e njëjta dispozitë është edhe për Punën të nderuar musliman.

Nëse nuk punojmë, do të jemi të varfër, nëse jemi të varfër do të jemi të robëruar si kolektiv, puna na dhuron nder, na dhuron krenari, na dhuron prosperitet, etj. etj., prandaj islami e konsideron Farz.

Nëse nuk punojmë nuk kemi institucione, nuk kemi shkolla, fakultete, akademi, institute, spitale, industri e asgjë tjetër, e nëse nuk i kemi këto do të bartim përgjegjësi para Allahut Fuqiplotë, ngase nuk e kemi kryer Farzin (obligimin kolektiv).

Mendoj se tash e keni të qartë se me çka merren xhahilat e dinit islam që japin fetva në kundërshtim me dinin e Allahut. Allahu xh.sh. thotë: "Thuaj o Muhamed, punoni, sepse vërtetë Allahu xh.sh., i dërguari i Tij dhe mbarë muslimanët do të shohin punët tuaja".



Autor: J. ZIMERI



_________________________

P.S.: Puna nuk është farz! Ta zëmë po e përdorë një teori konspirative. Pacienti i shtrirë në tavolinë, mjeku thotë: "si të dua e operoj e si të dua nuk e operoj, sepse puna nuk është farz, është vullnetare". A ka bë mjeku veprim penal nëse vdes pacienti për shkak se mjeku nuk e ka operu?? Nëse Po, atëherë ka bërë vepër penale sipas islamit për mosveprim - sepse nuk ka punu, e nëse nuk ka bë veprë penale, atëherë "të lumtë ne për këtë gjendje"!!

P.S.: Disa xhuhejla po thonë puna nuk është farz, ai që thotë se puna është farz, ka folur me hamendje e jo me argumente nga Kur'ani e suneti, prandaj edhe kjo që po e them tash, le të jetë me hamendje! "Mos me pas punu sahabet e me regjistru Kur'anin e pastaj me e tubu në një Mus'haf siç është sot, dhe mos me pas punu Buharia, Muslimi, ebu Davudi, ibni Maxhe, etj. etj., me regjistru hadithin nëpër koleksione, ti sot si i kishe mësu"!