Kuptimi dhe vlerat e Haxhxhit



Pelegrinazhit Islam - (Simbolika e disa riteve të Haxhxhit)


Hyrje

Tema e pelegrinazhit islam është aq polisemike, komplekse dhe e shtresuar sa praktikisht përfshin çdo gjë që Haxhxhi si institucion dhe obligim i drejtëpërdrejtë fetar mbart në vete dhe jep porosi si në kuptimin e tij themelor konkret, ashtu edhe në bazën e tij më të thellë fizike e matafizike. Sepse, Haxhxhi gjithnjë ka qenë është dhe do të jetë, përveç tjerash, udhëtim me kuptim, me qëllim, me arsye të thellë të brendshme për dallim nga shumë udhëtime tjera, të cilat përveç relaksimit fizik dhe mbase ndonjë lloj njohurie nuk sjellin asgjë të rëndësishme. Ndërsa, Haxhxhi është udhëtim, i cili e përfshinë, e angazhon dhe e shkrinë udhëtarin në vete deri në atë masë sa çdo hap i tij në atë rrugë të Zotit bëhet simbol, metaforë, shenjë, sintezë fatlume e materialës me shpirtërorën, e shndëritur nga bukuria e devocionit, dashurisë dhe e kthimit nga Burimi i çdo gjëjë. Kështu Haxhxhi, para se gjithash është hap i qënies drejt Ekzistencës, drejt Krijuesit, me synim dhe dëshirë të zjarrtë për t'i dhënë kuptim dhe për ta konfirmuar egon e vet njerëzore me atë lidhjen e fuqishme e të fshehtë që quhet besim, e që në segmentët e tij më të thella është dhe mund të jetë vetëm dashuria. Dashuria ndajtë të Lartësuarit, ndaj të Mëshirshmit, dashuria e krijesave ndaj Krijuesit, Zotit të çdo gjëjë të gjallë dhe të vdekur.

Haxhxhi është njëri nga pesë obligimet themelore të islamit, për kryerjen e të cilit shumë pjestarë të islamit përgatiten tërë jetën. Ai është një lloj riti kolektiv, në të cilin merr pjesë njeriu me tërë qënien e tij duke përfshirë edhe një pjesë të konsiderueshme të pasurisë. Ai është një takim madhështor i një numri impozantë adhuruesish të All-llahut nga e gjithë bota. Ai takim bëhet në emër të All-llahut, për hir të Tij dhe për t'i rënë në sexhde vetëm Atij, ndërsa me qëllim për të zbatuar një urdhër të patjetërsueshëm fetar.

Shkuarja në Haxhxh për t'i vizituar vendet e shenjta të islamit duhet të jetë në mënyrë kategorike në emër të All-llahut (xh.sh.) dhe për të fituar kënaqësinë dhe afërsinë e Tij.

"Të viziturit e Qabës për hir të All-llahut është obligim për njerëzit që kanë mundësi të marrin këtë udhëtim", (Ali Imran, 97).

Shkuarja në Haxhxh është kthimi në origjinë, në agimin e hershëm të krijimit e të lindjes, në myshkun e ngrohtë të fëmijërisë, ajo është hyrje në qetësinë dhe prehjen e pikës në detin e qetësuar ujor, shpirtërat në veshjen hyjnore. Sepse, ajo është lindja e dytë e ndërgjegjshme, lindje me besim dhe nëpërmjet besimit, dalje nga ndërresat tua mondane të përlyera, çlirim nga prangat e lajthitjeve, jetë pas jetës. Aty është ajo Falja e madhe, ai shiu i art i mëshirës dhe bekimit të Zotit, lutja e plotësuar.

Haxhxhi ka tri forma manifestimi: "hurumat, menasik, sheair".


1. Hurumat janë vendet ku besimtari hy me përgatitje të veçantë me ihram dhe i pastër.

Fjala ihram është nga e njëjta rrënjë e fjalës harem, ndërsa shumësi është hurumat. Në vendet e haremit ose në hurumate mund të hyhet vetëm me ihram. All-llahu (xh.sh.) e bëri Qabën shtëpi haremi (shtëpi në të cilën hyhet me përgatitje të veçantë, përkatësisht i pastër dhe me ihram, e për të gjithë ata që nuk janë të tillë, ajo është haram). Kjo fjalë mund të përkthehet me kuptimin ndalesë. Ato vende nuk janë të ndaluara për ata që janë të ftuar dhe që janë musafir të Zotit të Gjithëmëshirshëm. I tërë themeli është i sigurt dhe i besueshëm. Qyteti i Mekës poashtu është 'qytet i sigurt'. Në qytetin e sigurt është Qabja - 'shtëpia e ndaluar' për të gjithë ata që nuk janë të pastër, në ihram dhe në ritin e Haxhxhit.


Qabeja

Qabeja është qendër dhe qëllim. Është caku që i bashkon të gjithë muslimanët e botës. Të gjithë në namaz drejtohen nga Qabeja. Ajo është simbol i solidaritetit dhe i bashkimit gjithislam. Ajo luan një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në forcimin e vëllazërimit, harmonisë, marrëdhënieve reciproke, afrimit dhe njohjes së popujve, vendeve dhe bashkësive të ndryshme muslimane.

Qabeja mundëson jo vetëm bashkimin fetar, shiprtëror, moral dhe ideor, por edhe hapsinor. Prandaj, Qabeja në krahasim me të gjitha xhamitë dhe mesxhidet e botës është ai centrali shpirtëror, moral, fetar e hapsinor, në drejtim të të cilit janë të kthyera dhe për të cilin janë të lidhura të gjitha xhamitë, mihrabet dhe shtëpitë e besimtarëve të botës. Kudo që janë, në ujë, në anije, në tokë apo në ajër, muslimanët kur fallen në namaz kthehen në drejtim të Kiblës. Besimi në Një Zot (iman), të nënshtruarit vetëm ndaj Tij (islam), të robëruarit vetëm Atij (ibadet) dhe të kthyerit nga Kiblja në namaz, bëjnë atë unitetin islam dhe bashkësinë muslimane botërore të pandashme dhe unike deri në ditën Gjykimit. Prandaj, një nga gjashtë kushtet themelore për të qenë namazi i vlefshëm është kthimi nga Kiblja. Pikërisht Kiblja është ai centrali i dukshëm dhe i pacenueshëm në tokë, për të cilën jnaë të lidhura mihrabet dhe antenat minarore të të gjitha xhamive në të gjitha vednet dhe pjeset e botës.

Qabeja, dhe vendet hurumate, pra janë një lloj centarli qendror, epiqendër universaliteti. Ato janë qendër e vendlindjës dhe ripertritjes shpirtëror të njerëzimit. Ato janë të pajisura me të gjitha mjetet e duhura për prodhim energjish shpirtërore. Aty lirohen energji të mëdha shiprtërore e morale. Qabeja është qendër graviteti shiprtëror ku centripeton të gjitha forcat e haxhinjve në një pikë gravituese, i transformon ato në fuqi morale dhe pastaj bën shpërndarjen centrifugale të asaj energjie nëpër të gjithë botën.

Prandaj, sikurse mihrabet e xhamive, ashtu edhe krahëroret tanë, zemart, shiprtërat, mendimet, ndjenjat, vullneti dhe dëshira duhen të jenë të kthyera nga Kiblja.

Çdo besimtar tërë jetën e vet, me mendime dhe me ndjenja është i lidhur për ato vende. Gjatë namazit është i kthyer në drejtim të tyre dhe i shoqëruar me të gjithë ata që synojnë për në ato vende. Madje, edhe kur falet vetëm, ai është në shoqëri me ta. "O Zot, vetëm ty të adhurojmë dhe vetëm prej Teje ndihmë kërkojmë. Na udhëzo në rrugë të mbarë ...".

Kthimi drejt Kiblës është një simbolik që do të thotë orientim drejt qëllimeve dhe idealeve të njëjta të jetës. Parësore është orientimi i shpirtit kah një pikë në botë. Ky orientim i shpirtit paraqet domethënien e Kiblës dhe ky është farz i pakushtëzuar, për derisa Haxhxhi - pelegrinazhi islam, është farz i kushtëzuar.

Qabeja, gjatë historisë ka luajtur rolin e krijimit të paqës dhe ibadetit. Ajo ka qenë e tillë,madje edhe në ato momente kur përreth saj janë zhvilluar luftëra e vrasje. Kur' ani tregon në këtë fakt duke thënë: "A nuk e kanë vërejtur ata se Ne e kemi bërë vendin e shenjtë (Mekkën) të sigurt, e njerëzit përreth tyre rrëmbehen (plaçkitten e vriten). Po, a i besojnë ata të kotës, e të mirat e All-llahut i përbuzin?", (El-Ankebut, 76).

Nga sa u tha më lartë kuptojmë se Qabeja është tempull i bekuar, i përcaktuar njësoj për çdo musliman e muslimane. Ajo është bekim dhe udhërrëfim (Kible) për njerëzit. Ajo është një shtëpi të cilën e cakton dhe për të cilën garanton All-llahu (xh.sh.) se do të jetë shtëpi përparimi, shtëpi e dashurisë së vertetë, drejtësisë dhe solidaritetit.

Qaben e ndërtoi Ibrahimi a.s. me Ismailin (a.s.). Ata qenë dy njerëz plotësisht të lirë dhe njëkohësisht edhe të dorëzuarit e të nënshtruarit e All-llahut (xh.sh.).

Dhe deri sa Ibrahimi dhe Ismaili (a.s.) i vendosen themelet e tempullit, ata u luten: "Zoti ynë, pranojë prej prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di"! "Zoti ynë, na bën neve dyve besimtarë të sinqert ndaj Teje dhe pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit tonë dhe na fal neve, vërtet, Ti je që fal shumë, je Mëshirues"! "Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre, të dërguar që t'ua lexojë atyre ajetet Tua, t'ua mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t'i pastrojë ata (prej idhujtarisë). S' ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi", (El-Bekare, 127- 129).


Arefati

Qëndrimi në Arefatë është riti themelor i haxhxhit. Të gjithë haxhinjtë, pavarësisht kush janë dhe nga vijnë, ditën e nëntë- dhu'l-hixhxheh- duhet patjetër të qëndrojnë në Arefatë. Ka shumë tregime mbi kuptimin e Arefatit. Sipas disave në atë mal, në malin e njohjes, vetëvedijes, u takuan hz. Ademi dhe hz. Haëa pas daljes nga xhenneti. Ajo që është në mënyrë të pakontestueshme e saktë, ai është mali ku qëndroi Ibrahimi (a.s.) me të birin e tij kur i bënë ritet e haxhxhit. Në këto vende, jo parësyse, haxhiu beson se All-llahu (xh.sh.) do t'ia falë gjynahet ashtu si ia fali babait të tij Ademit (a.s.). Ai e ndjen mudësinë që të përmirësohet dhe që të hapë një faqe të re të pastër të jetës së tij. Njeriu aty e njeh vetën, ashtu si thotë Raziu në tefsirin e tij, që në atë vend All-llahu (xh.sh.) i tha hz. Ademit dhe gruasë së tij: "Tani e njohët vetën tuaj".

Mirëpo, do të ishte gabim që mbledhja në arefat të konsiderohet si mbledhje e lutjes. Vetë fakti se aty duhet të mblidhen të gjithë haxhinjt dhe atë në një kohë të caktuar tregon për rëndësinë e madhe të qëndrimit në arefat edhe nga shumë aspekte të tjera.

Pejgamberi a.s. thotë: "Haxhxh është arefati" - ibadeti kryesorë i haxhillëkut. Një komentator bashkëkohor tha se riti i arefatit është kurora e të gjitha aktivitetve të haxhxhit. Aty janë të pranishëm ulema dhe specialistë nga të gjitha sferat e jetës. Vendimet që merren aty, duhet patjetë pastaj të zbatohen e të rrespektohen. Për vendimet e tlla është dëshmitarë vetë All-llahu (xh.sh.), sepse ato merren me emrin e Tij. Në arefat, pra, nuk bëhet fjalë vetëm për lutje dhe dëshira të njejta, por edhe fjalët, të folurit dhe qëndrimet janë unike. Në hutben e tij të njohur në arefat, në vitin 630, Muhammmedi (a.s.) unitetin dhe bashkimin ua la si amanetin më të madh gjeneratave të ardhshme të islamit. E parandjeu se ai ishte fjalimi i tij i fundit dhe paraqitja e tij lamtumirëse para masës. E pa se ishin hapur dyert e ngadhënjimit e të përhapjës së islamit, se të gjitha rrugët shpienin në Mekke në arefat. Ishte i vetëdijshëm se po u drejtohet gjeneratave të ardhshme, prandaj, edhe e theksoi në mënyrë të veçantë që ta dëgjojnë me kudjes dhe t'i mbajnë në mend mirë. E paraljmëroi ummetin e tij që të ruhen nga rreziku i intolerancës etnike, religjioze, sociale, nga kamata, gjakmarrja, përçarja brenda rradhëve të tyre, që të mos ndahen e përçahen në çështje të fesë dhe të mos krijojnë fraksione prej saj që do t'i rrënonin themelet e godinës së bashkësisë muslimane.

Së fundi duhet thënë se çfarë ndjen njeriu gjatë qëndrimit të tij në arefat. Me të arriturit në Qabe dhe duke qëndruar në arefat, haxhiut i duket se ajo është përgatitja e fundit para kthimit përfundimtar te All-llahuxh.sh. Në arefat njeriu duket ashtu si e sheh islami para Krijuesit të vet. Të gjithë njësoj, në të njejtin vend, pa të gjitha ato karakteristikat e jashtme që zakonisht i ndajnë njerëzit në jetën formale. Aty janë me vetveten dhe me Krijuesin e Tyre. Aty vetëm veten e kanë garanci për veprat e veta sikur atë ditë kur do japin llogari para Zotit (xh.sh.).


2. Ritet menasik.

Taëafi - rrotullimi rreth Qabës shtatë herë fillon duke iu afruar Qabës nga qendra dhe caku, e pastaj gradualisht duke u larguar nga qendra drejt skajit. Rrathët janë simetrikë dhe simbolizojnë jetën njerëzore. Pihet ujë zemzemi dhe sipas mundësisë i bëhet një vizitë Mekami Ibrahimit që simbolizon vazhdimësinë e traditës.

"Populli i babait tuaj - Ibrahimit edhe më herët ju ka quajtur muslimanë", (El-Huxhurat, 78).

Taëafi rreth Qabës është kulmi i dëgjueshmërisë dhe nënshtrimit ndaj All-llahut (xh.sh.). Ai na përkujton rrotullimin e melaqëve rreth Arshit. Taëafin, në të njëjtin vend, e kanë bërë të dërguarit e Zotit, duke filluar nga Ademi (a.s.) përmes Ibrahimit (a.s.) e deri te Muhammedi (s.a.v.s.). Nuk dimë me saktësi si dhe në ç'mënyrë e kanë bërë taëafin pejgamberët e Zotit (xh.sh.) para Muhammedit (a.s.), por e dimë se mënyra e sotme e bërjës së tij daton nga viti i shtatë hixhrij. Taëafi merr frymë me një devocion të sinqert ndaj All-llahut (xh.sh.) me një harmoni dhe regull të përkryer, me një bukuri dhe jetë dinamike. Në atë rrëke njerëzish haxhiu e ndjen veten si trashëgimtar dhe rojtar i shpalljës, i atij "kapitalit më të vlefshëm dhe më të çmuar që i është dhuruar njeriut në historinë e tij të gjatë.


3. Sheair'l-haxhxh - janë simbolet e Haxhxhit dhe treguesit e tij.

Safa dhe Merva - Saji ndërmjet Safa-së dhe Mervës ia përkujton njeriut dramën në mes jetës dhe vdekjës. Aty nëna (Haxherja) luftoi për të shpetuar jetën e fëmijës së saj (Ismailit). Nuk iu dorëzua as rërës së shkretëtirës as vapës diellore. Këtu besimi mbizotëroi dëshprimin, jeta ngadhënjeu mbi vdekjën. Ky vend është dëshmitar i triumfit të dashurisë së nënës, besimit dhe jetës. Vallë, ai që e shkel me këmbën e tij dheun e këtij vendi, a nuk do të mendojë për obligimet ndaj prindit? Vallë, a nuk e ngarkoi Haxherja me veprën e saj vizitorin që t'i shpreh asaj nderimet simbolike. Vallë, a nuk i dhuroi ajo gjinisë nerëzore djalin, i cili pranoi të flijohet, nëse ai është në interes të besmit? Kur'ani flet për Safa-në dhe Mervën dhe thotë: ""Safa" dhe "Merva" janë nga shenjat e All-llahut, e kush e mësyn për vizit Qabën ose umrën, nuk është mëkat për të që t'i vizitojë ato dyja. E kush bën ndonjë të mirë nga vullneti, s'ka dyshim se All-llahu është shpërblyes e i gjithëdishëm", (Bekare, 158).

Bashkëshortja e Ibrahimit (a.s.) h. Haxherja vraponte nga njëri breg në tjetrin, nga Safa te Merva duke kërkuar ujë për fëmijën e saj. Ujin nuk e gjeti aty, por e gjeti nën këmbët e femijës ku edhe sot gjëndet burimi i Zemzemit. Një vend midis shkretëtirës ku doli ujë para mijëra e mijëra vitesh, burimi i të cilit asnjëherë nuk u shterr as uji në të nuk u pakësua edhe pse aty di të mos bie shi me vite të tëra. Kjo gurrë e Zemzemit nuk mund të shpjegohet me të a.q. ligjet natyrore dhe fizike, veç se ajo është ekskluzivisht argument dhe një dëshmi e madhe e mëshirës dhe gjithëfuqisë së All-llahut (xh.sh.).

Ngarendja pas ujit të jetës simbolizon ujin e jetës Zemzem. Ato janë simbol i kërkimit njerëzor, sepse njeriu vazhdimisht kërkon diçka.

Kurbani - Mine-ja dhe therrja e kurbanit - Riti i gjuajtjës s guralecëve në Mine do të jetë i paqartë dhe i pakuptimtë për çdokë, i cili në atë vend nuk e sjell ndërmend ngjarjen historike që ndodhi aty. Në atë vend njeriu (Ibrahimi) iu nënshtrua provimit më të vështirë për të cilin di historia. All-llahu (xh.sh.) e urdhëroi atë që ta therr djalin e vet. All-llahu (xh.sh.) ia dhuroi atë djal në pleçëri të thellë. I ati u gëzua shumë për këtë dhe e lidhi zemrën e vet në mënyrë të pakufishme për të. Mirëpo, te besimtarët e vërtetë dashuria ndaj All-llahut (xh.sh.) duhet të mbizotërojë mbi çdo gjë. Prandaj, All-llahu (xh.sh.) dëshiron t'ia pastrojë zemrën e tij, Ai dëshiron që ajo të jetë më shumë e lidhur për Krijuesin se sa për krijesën e Tij. I vjen urdhëri që ta therrë t'birin e vet. Shejtani përpiqet ta pengojë në zbatimin e urdhërit të All-llahut (xh.sh.) (tradita tregon se i është paraqitur në formë njeriu), por, Ibrahimi (a.s.) e dëbon me gur dhe bashkë me t'birin vendosen ta zbatojnë urdhërin e All-llahut (xh.sh.). Dhe kur i ati dhe i biri shprehen gadishmërinë për flijim, kur e dëshmuan se dashuria ndaj besimit është më e fuqishme se dashuria ndaj jetës, All-llahu (xh.sh.) ua zbuloi sekretin e atij provimi të madh.

"E kur ata të dy iu dorëzuan urdhërit të Zotit dhe e shtriu atë me fytyrë për tokë. Ne e thirrem atë: "O Ibrahim!" Ti tashmë e zbatove në realitet ëndërrën! Ne kështu i shpërblejmë të mirët! Vërtet, kjo është një sprovë e qartë. Ne e shpaguam atë me një kurban të rëndësishëm. Dhe nga ai, Ne lamë përkujtim të mirë për brezat e ardhshëm", (Es-Safat, 103-108).

Urdhëri që Ibrahimi të flijojë t'birin ishte, pra, urdhër i All-llahut (xh.sh.) Ky urdhër, siç e pamë, iu shpall në gjumë, nëpërmjet ëndrrës. Ai i bindet urdhërit, ndërsa fëmija babait. Zakonisht kjo rradhë nënshtrimi ndiqet në islam. Pasi Ibrahimi (a.s.) iu nënshtrua urdhërit, All-llahu (xh.sh.) ia dha si zëvëndësim dashin. Kjo është gadishmëri për flijim dhe zëvëndësim i flisë: "Tek All-llahu nuk arrinë as mishi as gjaku i tyre, por devotshmëria e juaj", (El-Haxhxh, 37).


Në simbolikën e flijimit perparësi ka gadishmëria mbi vetë aktin.

- Si zëvëndësim për jetën njerëzore All-llahu (xh.sh.) e jep kafshën. Nuk kërkohet flija njerëzore nëse ka zëvndësim të përshtatshëm. Flija njerëzore në emër të All-llahut (xh.sh.) është e panevojshme.

- Nuk mund të vritet njeriu me bindjen se po i bëhet mirë Zotit, sepse pas flisë së Ibrahimit (a.s.) më e madhja sakrificë që mund të bëhet është kafsha. All-llahu (xh.sh.) refuzoi ta pranojë flinë njerëzore dhe e dha zëvëndësimin në kafshë.

- Ky qe edhe një hap civilizues, sepse para Ibrahimit (a.s.) ishte zakon ndër shumë popuj të flijohen njerëzit. Ibrahimi (a.s.) ndërpreu zakonët e tilla dhe vendosi një traditë tjetër. Marrëdhëniet e ndërprera ndërnjerëzore u rivendosen përsëri. Flijimi bëhet një herë në vit dhe kjo është çdo herë satisfaksion i veçantë.

- Konflikti i njeriut me shejtanin përfundon në Mine duke e gjuajtur atë me gur. Ai, në Kur'an zatën, quhet shejtani i gjuajtur me gur. Në Mine besimtari definitivisht e fiton luftën kundër shejtanit, në planin simbolik e mbyt në veten e tij, ndërsa në planin real e gjuan me gur dhe përfundon me të.

Dhe në fund duke e përmbyllur lutemi: "O All-llahu ynë, Të lutemi, na e zbukuro besimin tonë! Na ndihmo dhe na jep qëndrueshmëri në rrugën Tënde! Na mëshiro! Mos lejo që të fiket drita e dinit Tënd në këto hapësira! Na i bashko zemrat tona! Largoji armiqësitë dhe përçarjet midis nesh! Na ndihmo që sa më parë të takohemi me vëllezërit tanë në harmet e Mekkës dhe të Medniës"! Amin!



Autor: Mr. Muhidin AHMETI



Literatura:

1. Gjozo, Husein, "Islami në Kohë, Shkup, 1993.
2. Omerdic, Muharem, "Zivjeti u islamu", Istanbul, l995.
3. Spahic, Mustafa, "Koraci u islamu", prirucnik za srednje skole, Sarajevë, 1997.
4. Etika u islamu, zbornik radova treceg simpozija, Zagreb, 1990.
5. Islamska misao, nr. 55, Sarajevë, 1983.
6. Dituria islame, nr. 49, Prishtinë, 1993.
7. Islamska misao, nr. 68, Sarajevë, 1984.
8. Halil Mehtiq, Vazovi, Zenica, 2004.
9. Mustafa Fetiq, Kazaivanja sa miniera, novi Pazar, 2006.
10. www.preporod.com
11. www.geistigenahrung.org
12. www.eslam.de/begriffe/k/kaaba.htm
13. www.znaci.com
14. www.islamskazajednica.org
15. www.eslam.de/begriffe/k/kaaba.
16. www.mullasadra.com.