Ceshtja e Mevludit



Ata qe thojne se perkujtimi i lindjes se Muhammedit a.s. eshte bidat - risi ne fe, te tillet jane teper shkurtepames dhe teper injorant. Askush deri me sot nuk ka thene se te perkujtosh lindjen e te derguarit te Zotit eshte parim fetar, por se eshte vetem nje veprim i cili behet ne nder, ne respekt dhe perkushtim, ndaj njeriut pejgamber, Muhammedit a.s., i cili i dha drite udhezimi gjithe njerezimit.

Nese ithtaret dhe besimtaret mysliman, ne shenje respekti te kesaj dite tubohen ne nje vend, dhe se bashku kendojne salavate mbi te derguarin tone, thurin vjersha, ilahi apo kaside, te cilat poashtu i kendojne se bashku, cfar te keqe ka ketu atehere!

Vetem trushperlaret thone se Muvludi eshte bid'at!!! Nuk ka vend ne bote qe nuk perkujtohet ditelindja e Muhammedit a.s., ne forma dhe menyra te ndryshme.

Nese themi se ato vjersha e ato poezi, qe ne tradicionalisht ia kemi kushtuar Muhammedit a.s. neper mevlude tek ne, kane nevoje te ndryshohen per nga teksti, do te ishte krejt ne rregulle, mirepo te thuash se Ditleindja e Muhammedit a.s. - Mevludi nuk eshte asgje, eshte nje gjykim i pamatur dhe tendencioz!

Nese thua se nje gje te cilen nuk e ka praktikuar Muhammedi a.s. nuk duhet t'a praktikosh as ti, nese keshtu pra thuhet, atehere e gjithe jeta e jone sot eshte ndryshe nga ajo qe ka bere Muhamedi a.s., pra si e tille eshte edhe bid'at.

Me rendesi eshte qe veprimi yne te mos jete ne dem te fese, e Mevludi kurr nuk ka qene ne deme te fese, dhe kete jo vetem ne qe e kemi praktikuar, por gjithe myslimanet anekand botes!

Gjithe vendet islame te avancuara, jo mevlud, por organizojne akademi madheshtore per nder te dites madhe te lindjes se Muhammedit a.s..



Autor: Dr. Xhabir HAMITI