Tekfiri: Doktrina djallëzore e ekstremistëve



Njëra ndër krimet më të mëdha që veprohet kundër islamit dhe myslimanëve është 'tekfiri'. Kjo do të thotë kur një individ apo grup e shpallin një person tjetrr pabesimtar.

Njëherit ka koncezus të plotë mes dijetarëve të fesë, se akuzimi i besimtarëve me mosbesim është rreptësisht i ndaluar.

Zoti i Madhërishëm ka thënë në Kur'anin Famëlartë: "O ju që keni besuar! Le të mos e përqeshin një popull atë tjetrin. Ndoshta ata të përqeshurit janë më të mirë se ata, e as gratë mos të përqeshin të tjerat. Ndoshta ato (të përqeshurat) janë më të mira se ato, dhe mos e nënçmoni njëri-tjetrin dhe mos e thirrni njëri-tjetrin me llagape (të këqia)! I shëmtuar është emri i keq pas besimit! E, ata që nuk pendohen, ata, me të vërtetë, janë zullumqarë", (El Huxhurat, 11).

Juristi i njohur Ibn AbdulBerr në komentimin e këtij ajeti kuranor, thotë se: "Dijetarët kanë thënë se, emërtime ofenduese janë kur njeriu e quan vëllaun e tij pabesimtar apo mëkatues të madh", burimi: 'el-Tamhid'.

Ndërsa po ashtu thëniet profetike të Muhamedit alejhi selam janë të shumta, ku ai tërheq vërejtjen për rrezikshëmërinë e lartë të tekfirit dhe pasojat e mëdha që sjellë ai.

I i Dërguari i Zotit (paqa dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) thotë: "... ai i cili e mallkon besimtarin është njejtë sikur ta ketë vrarë atë, ai i cili akuzon besimtarin me mosbesim (kufër), kjo është sikur ta ketël vrarë atë". Nga ky hadith kuptojmë se të akuzuarit e besmitarit me mosbesim, është një padrejtësi e madhe.

Po ashtu i Dërguari i Zotit (paqa dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të), ka thënë: "Kush e shpall dikënd se ka ra në mosbesim (kufër) apo i thotë: O armik i Allahut, e një gjë të tillë ai person nuk e meriton, atëherë ajo akuzë i kthehet atij i cili e ka thënë". Kjo thënie sqarohet dhe përforcohet edhe më shumë me thënien vijuese profetike: "Kur ndonjë njeri e akuzon një njeri tjetër së është mëkatarë ose se ka rënë në kufër, kjo fjalë i kthehet thënësit të saj në qoftë se i akuzuari nuk e meriton një gjë të tillë".

Hadithet e lartëcekura profetike tregojnë për mëkatin që e ka ai i cili akuzon psdrejtësisht të tjerët me mosbesim.

Abdullah ibn Mes'udi ka thënë: 'Kur njeriu i thotë shokut të tij: Ti je armik i imi! Atëherë të paktën njëri prej tyre ka dalur nga feja apo shoku i tij është ia pafajshëm', burimi: 'el-Adab al-Mufrad'.

Kjo praktikë e shëmtuar e skizimit për msobesim, është shpikur nga grupi i devijuar ekstremist 'Havarixh', e që në kohën e sotme moderne, kjo është bërë praktikë e individëve dhe grupeve me ideologji radikale e ekstremiste.

Fatkeqësisht sulmet e këtilla bëhen duke u thirrur në Kur'an dhe Sunet, e që po e shohim se janë në kundërshtim të plotë me normat fetare islame.

Përkitazi më këta individ, Muhamedi (paqa dhe mëshira e Zotit qofshin mbi të) thotë: "Do të dalin disa njerëz të cilët e lexojnë Kur'anin i cili nuk ju kalon më poshtë fytit të tyre, i luftojnë muslimanët ... këta do të dalin prej islamit siç del shigjeta prej harkut".

Tekfiri çon deri tek nënçmimi i dijetarëve, fyerjet ndaj tyre dhe marja e kompetencave për të dhënë fetva nga njerëzit që janë injorantë dhe të paditur, e për këtë Zoti ka tëhequr vërejtjen në Kur'an, duke thënë: "Mos iu qas asaj për të cilën nuk ke dituri", (El-Israë, 36).

Prej pasojave të rrezikshme që i sjell tekfiri është edhe vrasja e besimtarëve të pafajshëm, gjë të cilin Zoti i Madhërishëm e ka ndaluar dhe ka paraljmëruar për ndëshkimin e rëndë për këtë vepër.

"Kush e vret një besimtarë me qëllim, ndëshkimi për të është xhehenemi në të cilin do të jetë përgjithmonë si dhe Allahu është i hidhëruar me të dhe do ta mallkon atë dhe atij i ka përgatitur një dënim të madh", (Nisa, 93).

Njëherit Zoti i Madhërishëm na tregon se vrasja e pafajshmëve është mëkat shumë i madh dhe se edhe shpëtimi i njeriut ka shpërblim tepër të madh, e që kjo vë në pah vlerën e madhe të jetës së njeriut.

"... kush mbyt një njeri (pa të drejtë), pa pasë mbytur ai ndonjë tjetër dhe pa pasë bërë ai ndonjë shkatërrim në tokë, atëherë (krimi i tij) është si t'i kishte mbytur gjithë njerëzit. E kush e ngjall (bëhet shkak që të jetë ai gjallë) është si t'i kishte ngjallur (shpëtuar) të gjithë njerëzit ...", (El-Maide, 32).

Në fund duam të potencojmë se jo rrallëherë edhe anëtarët e redaksisë së portalit 'FOLTASH' është akuzuar me mosbesim nga ana e injorantëve ekstremist.

Në komentet fyese në rrjetet soaciale mund të shihet injoranca dhe shpëlarja e thellë e trurit të disave që marrin guximin që teologët dhe studiuesit e fesë t'i kuzojnë për mosbesim.

Këta individ vetëm shprehin injorancën e thellë të tyre, kurse neve vetëm se na forcojnë dhe na shtynë që të punojmë edhe më tepër për demaskimin e ideologjive të devijuara ekstremiste.



Përgatiti: foltash

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...