Mesele mbi Istigathen dhe Tevesulin 1



Pyetja:

Si e konsideroni kërkimin e ndihmës (istigathen) nga dikush tjetër përveç All-llahut? Dhe a ka ndonjë rendësi se prej atij që kërkohet ndihmë është vetëm shkak? Një gjë të tillë e thotë ndonjë dijetarë, nxënës i Sheriatit duke potencuar se kërkimi ndihmë nga dikush (istigathe) nuk është si tevesuli (ndërmjetësimi). Bie fjala istigathen e bën gjatë lutjes duke thenë "Më ndihmo o i Dërguari i All-llahut".


Përgjigjja:

Formulimi i tevesulit (ndërmjetësimit) është më i sigurtë dhe më larg paqartësisë se formulimi i istigathes "kërkimit ndihmë (medet)". Formolimi i tevesulit (ndërmjetësimit) bëhet duke iu drejtuar All-llahut me ndonjë (për hirin) Pejgamberë ose me ndonjë njeri prej të devotshmëve nga robërit e All-llahut.

Kurse formulimi i istigathes (kërkimit ndihmë) bëhet duke iu drejtuar personit prej të cilit kërkon ndihmë ... Por, si do që të jetë nëse besimi (akideja) e teuhidit (njëshmërisë së All-llahut dhe normave të saj) është e vëmendshme dhe e gjallë dhe e kompletuar në mendjen e atij që kërkon ndihmë nga dikush atëherë nuk ka ndonjë problem a paqartësi. Sepse në këtë rast kërkimi i ndihmës nga i Dërguari i All-llahut do të ishte njëlloj sikurse kur i sëmuri kërkon ndihmë nga mjeku. Pra ai atij i thotë më shpëto nga këto dhimbje që më kanë kapluar mua duke qenë plotësisht i bindur se mjeku nuk mundet të bëj gjë pa dhënë urdhër (pa bë emër) All-llahu Fuqiplotë.



Shejh - Dr. El-Buti

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...