Çka pas muajit të Ramazanit



Ashtu siç është përmendur nga Allahu i Lartësuar se ky muaj është muaj i kthimit te Ai, bërja e paqes me Të, kërkimi i faljes prej Tij dhe ecja drejt Tij, gjithashtu është heroizëm që këtë kthim te Ai dhe këtë pendim ta vazhdojmë edhe pas muajit të bekuar të Ramazanit, duke i vazhduar të gjitha sjelljet shembullore që i kemi patur gjatë këtij muaji madhështor.

Agjërimi është paqe me Zotin tënd, qetësi shpirtërore e pa përshkrueshme, këtë ndjesi e kupton vetëm ai që e ka arritur qëllimin e agjërimit, është pikërisht ai besimtar që para se të vinte muaji i Ramazanit gëzoheshte sikur me e pritur me padurim vëllaun apo motrën e tij, mikun apo dashamirin e tij, që nuk e ka parë me vite të tëra saqë e kaplojnë emocionet, i rënqethet trupi kur e sheh për herë të parë dhe e mbulojnë lotët kur ja bën përqafimin e parë, këtë ndjesi e kupton ai besimtar që kur përfundon muaji i Ramazanit pikëllohet pa masë pasi nuk është i sigurtë se a do ta takon përsëri vitin e ardhshëm njejtë si shembulli i prindërve pleq që të pikëlluar përshëndeten me djalin e tyre që shkon në mërgim pasi e dinë se mbase nuk do jenë gjallë ta takojnë atë përsëri vitin e ardhëshëm.

Agjërimi është gjithashtu edhe paqe me veten pasi në këtë muaj djalli i mallkuar është i prangosur dhe burgosur, kurse besimtari k lidhur marveshje me trurit e tij për të pakësuar kërkesat e tij dhe truri u jep urdhër organeve që ato gjatë ditës të qëndrojnë në qetësi dhe heshtje, kjo është edhe arsyeja se pse habiten të huajt jomusliman kur u themi se ne qëndrojmë pa hangër dhe pirë mbi 12 orë në ditë, ato nuk e kuptojnë se gjithcka lidhet me trurin tonë, p.sh. na doli për të bërë një udhëtim gjatë muajit të Ramazanit kur temperaturat kishin hipur deri në 45 gradë celcius por tërë ditën ishim në gjendje shumë të freskët, kurse për të njejtin destinacion, kur e bëra pas Ramazanit, pavarsisht se kishim pije freskuese me veti përsëri shumë u raskapitëm.

Miqtë e mi, tani jemi në periudhën pas Ramazanit, periudhë që shpresojmë të kemi arritur titullin e "personave të devotshëm", pasi Zoti na obligoi me agjërim pikërisht për të aritur këtë titull, njejtë si studenti që detyrohet të jap mbi dyzet provime për të arritur në fund të diplomimit titullin e shumëpritur prej tij. Zoti thotë në Kuran:

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm, (Bekare, 183). Devotshmëri nënkupton aritje e gradës në të cilën Allahu, Zoti i botrave është i kënaqur me ne dhe me punën tonë.

Besimatari arrin grada të larta në këtë muaj, që në situata të caktuara kohore arrin gati përsosshmërinë morale, siç është rasti në Natën e Kadrit në të cilën për nevojat e njerzve zbresin melekët më të lartë duke u prirë Xhibrili, por besoj se është e paarsyeshme që pas kësaj të kthehemi në zakonet e vjetra që kanë qenë para muajit të Ramazanit, duke kaluar kohën kotë, duke u zbavitur dhe duke shkeluar dispozitat e Allahut.

Një poet përshkruan ndjenjën e tij mëkatare pas përfundimit të këtij muaji kur thotë: "Ramazani është përfunduar, prandaj o kamarjer më jep një gotë raki, sepse atë e ka marr malli për mua dhe mua më ka marrë malli për të". Kjo poezi nuk dallon prej këngës që ne e dimë "kur t'vjen dita e Bajramit, bashk me lalën çkojmë xhamie, kur t'vejn dita e Bajramit bashk me lalën t'pim rakie".

Kur njeriu pas një adhurimi drejtuar Zotit i kthehet përsëri avazit të vjetër atij ka mundësi ti prishet gjithë ajo që ka bërë jo vetëm gjatë atij muaji por mbase edhe për gjithë jetën e tij. Jo rastësisht kanë thënë më të vjetrit "soni i hajrit apo soni i sherit".

Ne si besimtar tash në post-Ramazan, duhet të jemi më të kujdesshëm me veten tonë dhe në raport me të tjerët. Duhet të tregojmë sjellje ne jetën tonë, në mardhëniet tona me prindërit, me bashkëshorten/tin, me fëmijët, me fqinjët, me farefisninë etj.. Sot ne duhet të tregoheni të kujdesshëm me të gjithë ato që skanë agjëruar, pasi nëse sjellja jonë është jo shembullore, kurse në anën tjetër ato janë më të spikatur në këtë aspekt, atëherë do thonë: çfarë dobie ato kanë pasur prej privimit nga haja dhe pija nëse janë të paedukatë.

Ky muaj ka qenë një shansë vjetore dhe një bonus për ne që të fitojmë dashurinë e Zotit dhe Faljen e Tij pasi transmetohet se Muhamedi a.s. një ditë të xhuma hypën në shkallën e parë të hutbes dhe thotë: Amin, ashtu vepron edhe në shkallën e dytë dhe të tretë. Kur zbret posht, shokët e pyesin për veprimin e tillë, pejgamberi a.s. mes tjerash u thotë: Më erdhi engjulli Xhibril dhe më tha: Ai që ka arritur muajin e Ramazanit dhe nuk fiton Faljen e Zotit është i humbur dhe i dëshpëruar, nëse në Ramazan nuk fiton faljen e Zotit kur mund ta fiton?!, dhe unë i thashë: Amin - ashtu qoftë.

Një nga veprimet që ne kemi praktikuar gjatë muajit të Ramazanit është falja e namazit të Sabahut dhe të Jacisë me xhemat në xhami, namazet më të vështira për shkak të kohës të pa përshtatshme, namaze që sipas Muhamedit a.s. kush i falën ai nuk ka cilësi munafiku apo dyftyrëshi, pasi dyftyrëshat përtojnë të falin këto dy namaze. Nëse ne vazhdojmë me këto dy namaze edhe pas muajit të Ramazanit atëherë ato do na ngelin gjatë gjithë vitit. i përmenda posaçërisht këto dy kohë pasi në kohën e drekës, iqendisë dhe akshamit besimtari mund të ketë obligime pune dhe ka mundësi ti falën edhe në vendin e punës.

Gjithashtu gjatë muajit të Ramazanit ne kemi lexuar edhe shumë Kur'an. Leximi i Kur'anit është një nga adhurimet më të çmauara në Islam. Unë shpresoj që një ibadet të tillë do ta vazhdojmë edhe pas Ramazanit. Mbase, edhe mund të lexojmë më pak sesa kemi lexuar në Ramazan, por asesi ta lëmë atë tërësisht pas dore, pasi e dimë shumë mirë se ka mirësi dhe bereqet në një shtëpi ku lexohet Kurani Fisnik, pastaj, mund ta imagjinoni sa mirë është ti drejtoheni me Lutje Atij që disa minuta më parë me ëndje ja keni lexuar versetet e Tij, sikur shembulli i ndonjë studenti që në provimin e tij shkruan citat nga libri i fundit i profesorit që duhet ta vlerson provimin e tij.

Tani u drejtohem atyre që nuk agjëruan ashtu siç deshte Allahu: të gjithë muajt e vitit janë Ramazan, aty është Allahu, ke akoma kohë, ti mund ti plotësosh ato ditë, foli Allahu dhe kërkoj Atij falje, aty është edhe Kurani, lexoe atë, veprimi i punëve të mira është i mundshëm.



Autor: Mr. Xhemail ÇUPI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...