Dita e Bajramit ishte të premten, por kur ishte Arafati?



Qëndrimi në Arafat në ditën e 9-të të muajit të 12-të sipas hixhretit është element fondamental i ritualeve të Haxhit.

Nuk ka dallim mes ulemasë në atë shtyllë. Madje, është kyçe pyetja kur është Dita e Arafatit, e jo kur është dita e parë e Bajramit?

Ekzistojnë dallime në mënyrën e caktimit të fillimi të muajit të Hixhrit.

Në kuptimin praktik kjo do të thotë se fillimi i muajit hixhri caktohet me llogaritjen astronomike apo duke vëzhguar hënën me sy "të lirë"?

Ulemaja ka arritur konsensus që koha e fillimit të namazit të caktohet në mënyrë të saktë, askush më nuk e kontrollon dallimin mes "fijes së bardhë dhe të zezë" dhe agjërimi fillon në kohë të saktë të caktuar me rrugë shkencore. Pse atëherë është problem caktimi i fillimit të muajit të Hixhrit?

Arafati është me datën 9 të muajit të 12 të Hixhrit çdo vit. Në histori shumë here namazi i bajramit është falur në ditë të ndryshme.

Sot, kjo nuk është e mundur të fshihet. Argumenti se fillimi i Kurban Bajramit është pas Ditës së Arafatit është i saktë. Por, mbetet pyetja kur është dita e 9 e muajit 12 sipas kalendarit lunar? A ka qenë Dita e Arafatit më 24 apo 25.10 të vitit 2012?

Është e saktë që haxhinjtë kanë qëndruar në Arafat më 25.10.2012., ndërsa sipas llogaritjes kjo është dita e parë e Kurban Bajramit!

Kurani qartë insiston në besimet dhe të vërtetat fetare dhe në të vërtetat shkencore (ayn al-yaqin, ilm al-yaqin, haqq al-yaqin). A ka ulemaja besim në shkencë?

Sipas caktimit të ditës së pare të Bajramit mund të argumentojmë se ulemaja nuk ka besim tek shkenca. Kjo të gjithë ne duhet të na brengos.

Pasi është ashtu, atëherë ekziston mundësi për më shumë të vërteta. Kush është tani përgjegjës për caktimin e fillimit të muajit lunar: shkencëtarët, muvekkit, ulema apo myftinia?

A caktohet fillimi i Bajramit me fetvanë apo me shkencën? A duhet fetvaja të bazohet vetëm në burime tradicionale apo edhe në faktin, gjegjësisht në të vërtetat e dëshmuara?

Përgjegjësit në BI me vite kanë punuar në derogimin e fetfasë së myftiut Korkut për "jacinë e Travnikut". A ka më shumë besim në Takvim, se në fetvën e myftiut për "jacinë e Travnikut".

Pse tani nuk ka më besim në Takvim: Namazi i Bajramit mund të falet edhe ditën e dytë të Bajramit. Kjo nuk është kontestuese. Të vërtetat fetare nuk janë subjekt i verifikimit shkencor, ndërsa rezultatet shkencore janë të verifikuara.

Fetvaja mund të jetë e motivuar edhe "politikisht", por pasojat gjithmonë janë fetare.

Ne do ta respektojmë fetvanë e reis-ul-ulamasë, por kjo le të jetë një arsye për t'iu qasur këtyre çështjeve me më shumë argumente dhe diskutimit të thellë me konsultim të gjërë të anëtarëve të Rijasetit, dhe profesorëve të institucioneve tona arsimore.

Fetvaja për Bajramin nuk mund t'i përket vetëm një populli, për shkak se Bajrami është një ditë e bekuar fetare dhe mbinacionale.

Patjetër t'i kthehemi parimit kur'anor dhe duhet patur më shumë besim tek dituria - ilmi?

Bajrami është të premten. Kur është Dita e Arafatit?



Autor: Dr. Nexhat Grabus
(Autori është Myfti i Lubljanës)

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...