Qasje dyfytyrshe ndaj shkaqeve të mos durimit fetar



Se cka pretendonte me shkrimin e tij Gani Mehmetaj nuk ishte veshrirë për të kuptuar. Artikulli "Mosdurimi fetar", botuar në gazetat "Standard" dhe "55" dhe në faqen e internetit "Zemra Shqiptare"(gazetat e Kosovës me arsye nuk ia kishin botuar), dëshmonë myslimanofobin e GM. Qendrimet antimyslimane mundohet ti mshef në mosveprimin e Shtetit, Policisë dhe Sherbimit Inteligjent të Kosovë, dhe kjo e paska shtyrë të shkruaj. Kjo është një demagogji e këti mjeshtri të gazetarisë i cili edhe hera të tjera kishte botuar shkrime të ngjajshme si p.sh.:, ("(In) toleranca fetare dhe antipatia personale", në Bota Sot, 3 nëntor 2005). Vlenë të theksohet se, edhe pse na flet për mosdurimin fetar, Mehmetaj nuk kishte lejuar të botohej shkrimi imë në (Bota Sot, 27 mars 2005), vetëm pse në te kamë kundërshtuar qendrimet anti-turke dhe anti-islame të ekstremistit katolikë, F. Kristaj, i cili këtë e kishte shprehur me rastin e vizitës që i kishte bërë Shqipërisë, Kryeministri i Turqisë, Taip Erdogan, ky mikë i madh i popullit shqiptarë. Prandaj, është e padobishme, pse jo edhe e pamoralshme, të flasish me hipokrizi për mosdurimin fetar, kur vetë i mbron ata të cilët e nxisin ate mosdurim?

Na gëzon fakti se policia e Republikës së Kosovës nuk është si ajo e ish-Jugosllavisë e cila i ndiqte shqiptarët irredentista dhe i burgoste, sikurse p.sh.: autorin e këti shkrimi.

G.M. përmend shpërndarjen e parullave, "Myslimanët nuk falin", më anti-shqiptare në 100 vjetet e fundit, përmend veprimtarin e organizatave islamike më anti-kombëtare që nuk dihet ku e kanë koken -në Serbi a në Arabi- dhe askush nuk reagon! Këshu akuzon, ankohet, dhe nxitë mosdurim fetar myslimanofobisi Mehmetaj, duke thënë: "Medet për shtetasit e shtetit të ri, nëse vazhdon kështu ...".

Por pasi nuk e di se ku e kanë koken, ateherë pse i përmend Serbin e Arabin, dhe jo Francën ose Angili??

Shyqyr Zotit që nuk janë të gjithë shqiptarët sikurse myslimanofobisti Mehmetaj i cili në popull po mbjllë dyshimë, frikë, pesimizëm. Nuk ka forcë në botë e cila mund t'ua merrë optimizmin dhe vullnetin e shqiptarëve për të ruajtur e zhvilluar shtetin e ri të cilin e priten me shekuj.

Se ka organizata humanitare nga disa shtete islamike, kjo është e vërtete, sikurse që ka edhe nga shtete e krishtera por, se ka "organizata islamike më anti-kombëtare", kjo është një gënjeshtër e madhe me të cilën Mehmetaj bën propagand anti-islame. Pse nuk e cekë cila prej shoqatave myslimane qenka anti-komnëtare, që tia lehtësoje punën SHIK-ut, por të gjitha i shti në një thes? A nuk është kjo fare e pa moralshme? A nuk është kjo ncitje për urrejtje?

Mund të ketë individ të cilët nga pamja e jashtme nuk lënë përshtypje të mirë (sepse nga bindjet fetare ose nga naiviteti nuk i janë adaptuar ambijentit shqiptarë, as traditës, e këta janë Vehabistë të cilët nuk pajtohen me islamin zyrtarë të BIK-ut) por, ata kurrësesi nuk mund të cilësohen si anti-shqiptarë. Secili myslimanë e do popullin i cili e kalindur, gjthashtu edhe tokën në cilën e ka falë Zoti Mëshirëplot.

Natyrisht që secili njeri normal nuk mund të ndihen mirë dhe i qetë, kur është në pytje veprimtari armiqësore, sidomos kur është fjala për organizatave të huaja të cilat veprojnë në emër të Islamit. Eshtë e padrejtë nëse nuk ceken edhe organizatat e krishtera dhe misionarët e tyre të cilët kërkojnë konvertimin e myslimanëve në fenë krishtere. Një veprimtari e tillë anti-islame tek shqiptarëve myslimanë me arsye kishte shkaktuar moskënaqësi me tendenca të rrezikshme për konflikte dhe përcarje. Shqipëtarëve, me tri besime, me disa komunitete fetare dhe shumë sekte të tjera, së fundi po iu ofrohen edhe fe të reja (këti populli të vogël në Ballkanin e egër), sikurse që është rasti i Cakollit, Pastori i Kishës Protestante në Prishtinë. Eshtë e drejta e secilit të zgjedh se cilën fe ti besoj, ose mos të besoj (Liria e Besimit është e garantuar), por e keqja është se të tillët duke jetuar në varfëri fetare, edhe pse janë deklaruar si të krishterë (jo të gjithë) me shkrime e paraqitje publike po versulen si kafshë të tërbuar kundër fesë islame dhe shqiptarëve myslimanë. Cka i duhen popullit shqiptar fe të cilat i trenojn njerëzit në pleqëri? A nuk është kjo një shkelje e rëndë e të drejtave të njeriut (besimtarëve myslimanë)? A nuk vlejnë, sipas myslimanofobistave, të drejta e garntuara me Kushteten e Kosovës e të Shqipëris, si shtete Laike, edhe për shqiptarët myslimanë? Si mund të ruhet toleranca kështu?

Edhe krerët e Kishes katolike, të cilët para opinionit flasin për tolerancën ndërfetare (Dom L. Gjergji: "Harmonia ndërfetare-model për botën"), kurse në praktik sillen krejtësisht ndryshe. Asnjëherë nuk ka kundërshtuar publikishtë qendrimet e ekstremistëve katolikë dhe disa shqiptarëve të konvertuar, të cilët haptas po ulurojnë kundër fesë islame dhe shqiptarëve myslimanë. Ata edhe në këtë mënyrë po nxisin konvertime të reja, dhe po i trimërojnë myslimanofobistat në luftën e tyre të pistë kundër shqiptarëve myslimanë, dhe prap kanë fytyrë të shkruaj e të flasin për tolerancën nderfetare! Dhe, nëse për këte heshin kreret e BIK-ut. (për OQJ, as që bëhet fjalë), a nuk është normale që besimtarët, sidomos të rinjët myslmanë të kërkojnë mënyra tjera për të mbrojtur të drejtën dhe dinjiteti e tyre njerëzor e fetar në Kosovën e lirë?

Në lidhje më këtë (konkretishtë për vehabitë), kamë bërë fjalë me qellim të mirë në disa shkrime vite më parë, ku kamë vënë në dukje qendrimet indiferente të krereve të BIK-ut, ndaj këti fenomeni. Këtë e kamë bërë me qellim për të kërkuar zgjidhje të duhur, e kamë bërë sikurse edhe me këte rastë, vetëm për të mbrojtua Islamin, i cili nga dikush po shfrytëzohet, nga dikush po komprometohet, nga dikush po përbuzet dhe nga dikush po luftohet. Eshtë e drejtë legjitime dhe obligim i secilit myslimanë që të besoj dhe ta mbrojnë Fenë Islame në tokat shqiptare. Me angazhime dhe me punë mund të zhvillohem dhe t'ia mbrojm, e rrisim imazhin e (dëmtuar të) Islamit.

Mehmetaj thotë se, "Gjithmonë kemi thën se shquhemi për durimin në mes feve. Këtë vetëmburrje e vemë në pah para të huajve, thua se është për mburrje që e durojme njëri-tjetrin"!

Do të ishte mirë sikur të kishim qenë të prirë nga ndërgjegjja fetare, që së pari askujt mos ti bëjme të padrejtë dhe, nëse pa qellim dikush na bënë ndonjë padrejtësi, atëherë të durojmë e të falim. Mirëpo pasiqe nuk jemi besimtarë të devotshëm, atëhere dikujt i bëjmë keqë dhe padrejtësi, dhe këtu fillon e trashet sherri. Këtu qendron e keqja të cilën të gjithë, posaqerishtë ata të cilët flasin në emër të fesë, dhe intelektualet duhet ta luftojnë.

Për durimin aktual mes feve është një e vërtetë pas së cilës mshifet një e vërteta tjetër e cila dëshmon se populli shqiptar njifet, së paku në Ballkan, si populli më pak fetarë, e më shumë pagan, dhe ky ështe njëri prej shkaqeve që shqiptarët janë indiferent ndaj ceshtjeve fetare.

"Katër besime të ndryshme, që nuk kanë zane rrenj në zemren e një populli pagan", (F. Noli, për psikologjinë e kombit tonë). Athua do të bëhet më mirë për shqiptarët edhe me fenë e pestë, Protestantizmin e Cakollit? I lumi popull për besimet që i ka dhe, mjerë besimet për këtë popull shumë pak fetarë.

Ne sot jetojmë në kohen e demokracisë e të pluralizmit kur ka edhe zgjim fetar dhe kësaj duhet ti gëzohemi të gjithë. Por ky pluralizmi fetar po iu pengon myslimanofobista pro-krishter. Kjo po dëshmonë varfërin e tyre të skajshme fetare dhe ate kulturore, anipse po shiten si evropian, e jo si lindor. Harrojnë me qellim se Lindja dhe Perendimi janë tanat, harrojnë se Krishtenizmi dhe Islami janë tonat, ashtu sikurse që ne të gjithë jemi të tyre.

Besoj se Mehmetaj e ka kuptuar se kush qenkan ata të cilët po e prishin afrin brendakombëtare. Nuk janë fanatikët ezmer. Janë të bardhët vendas anti-islamista nga të cilët na vjen rreziku më i madh.

Analisti Mehmetaj me "syzat" e një myslimanofobisti po i sheh vetëm organizatat islamike. Po supozojmë se janë të rrezikshme por, ato një ditë do të largohen nga Kosova, Shipëria, Maqedonia (nëse ka të tilla atje), por cka do të bëhet me shqiptarët islamofobista të cilët haptas i kanë shpallur luftë fesë islame dhe shqiptarëve myslimanë? Si të kuptohet kjo frymë ekstremiste e cila qonë drejtë terrorizmit? Ndoshta Mehmetaj është i informuar me qendrimet anti-islame të një shtaze në formë të njeriut, mendjekrisuri, Kastriot Myftari, i cili këto ditë në disa shkrime me radh i shpalli lufëtë një qytetrimit të tërë islam të kombit shqiptar, gjegjsishtë të gjithë Botës islamike! A duhet të merremi ne me budallalleqe e një shqiptari ekstremist anti-islamist (i cili, jo në aspektin intelektual por, për nga qendrimet anti-islamie i'a tejkalon S. Ruzhdis), apo organet shtetrore të Shqipërisë, të cilat për qudi ende nuk po veprojnë për të mbrojtur të drejta e qytetarëve që u garanton ligji themelor, Kushtetuta Laike. Për qudi heshtin gazetarët, analistët, intelektualët si në Shqipëri, ashtu edhe në Kosovë.?? Dhe nëse vazhdonë kështu, medet për shqiptarët. Si të tolerohet kjo armiqësi, dhe ky vetkapitullim??

Le të fillozofojnë publicistët islamofobista në Kosove e në Shipëri por, me flakën me të cilën po luajnë, vetë do të digjen. Ky nuk është kërcënim por, paralajmërim se myslimanët shqiptarë janë gjallë e të zotë për ta mbrojtur vetveten, Fenë Islame dhe tokat shqiptare me qfaredo cmimi. Por, kjo është një temë tjetër.


Kush po përdor gjuhen e luftës

Mehmetaj përmend luftë dhe mundohet t'i sqaroj lexuesit se, cila do të ishte luftë civile, e cila luftë fetare, dhe si mjeshter i zanatit, përmend Afganistanin, Irakun, Iranin e gjithandej në boten islame, që nuk e ka kaluar ende mesjeten, duke na përkujtuar se Jemi në Evropë. Dhe shtron pytjen: "Pse duhet ta marrim model Orientin"?

Po kuptohet, të gjitha këto pa arsye dhe me konotacion tepër negativ.

Nëse Mehmetaj ka menduar për myslimanët, këta e kanë një model, dhe ai është Islami i caktuar nga Zoti Mëshirëplot. Tjetër është ajo se popujt myslimanë janë të prapambetur. Ata kanë qenë nën sundimin e regjimeve feudale, sikurse që janë edhe sot nën sundim të diktatorëve e mbretërve të ndryshëm nga popujt e vetë të cilët po i sundojnë. Qe d.m.th. myslimanët po i sundojnë myslimanët, kuptohet me përkrahjen dhe ndihmën e Amerikës e të Evropës. Kjo është e vërteta e modelit Oriental, të Mehmetajt. Por e gjithë kjo fare pak ka lidhje me Islamin. Islami kohë të gjatë po pret zgjimin e myslimanëve të vërtetë, e kjo do të ndodh me ndihmen e Zotit të Mëshirshëm.


Pse të përmendet lufta kur populli i Kosovës ende është duke i sheruar plaget e luftës?

Shtetet të cilat i cekë Mehmetaj, kuptohet me qellim të keqë, sa janë gjeografikisht larg tokës shqiptare, aq janë largë mentalitetit të popullit shqiptar myslimanë të Evropës. Por fetarisht janë afër, dhe gjithë ajo cka ngjanë atje, neve na dhem zemra.

Po, cilët qenkan ata shqiptarë të cilët po kërkojnë "model Oriental"? Pse nuk ua zbulon këte lexuesve të cilëve iu drejtohet dhe i shqetëson Mehmetaj?

Besojë se Mehmetaj e di arsyen pse Amerika e okupoi Irakun, dhe pse në Afganistan vite të tëra gjenden qinda mija ushtarë të Evropës e të Amerikes atje. E di Mehmetaj cili është shkaku i luftes fetare në Irak dhe në Afganistan? Për t'kujat interesa globale, politike, ekonomike, strategjike, ideologjike, dhe, natyrisht fetare e morrën avanturen luftarake, për cka po shkrinë 100 miliarda dollar për cdo muaj (kurse miliona njerëz në bote vuajn për kafshatën e bukës), udheheqsit amerikano-evro-perendimorë të cilët pa kurrëfarë dhimbje po i dergojnë ushtarë djemt e ri për ti vra të tjerët dhe për tu vra vetë? E kupton Mehmetaj se këto nuk janë parulla të (supozuara) të "Myslimanët nuk falin", por okupim i shteteve sovrane, në të cilat (vetë) vriten njerëzit (myslimanët) sikur të ishin zogjë të pulave. Cfarë mentaliteti është ky kur njerëzit, qofshin këta Afganistanez, Irakian, Palestinez ..., i përdorin mish për topa??? Eshtë ky mentalitet mesjetarë apo i demokratëve krishterë të shekullit XXI? Athua, sipas Mehmetajt, të gjithë ata që janë kundër luftës, qenka anti-amerika? Aspak nuk është e drejtë që në emër të Amerikës e të Evropës të shkelen të drejtat e njeriut, të shtypen ndjetjat fetare të shqiptarëve, të ushtrohet teror psikik mbi një populli të tërë myslimanë.

Mehmetaj i cili e përmend Irakun, e di se atje janë vra 1.5 milion njerëz, prej tyre 70.000 fëmijë, kurse në Afganista 300.000 mijë njerëz. Pse për këte nuk i informon lexuesit të cilëve iu drejtohet? Për fatë të keq Bota islame (vetëm me emër), me të vërtetë, në krahasim me Perendimin, është shumë e prapambetur dhe këte nuk mund ta mohojë askush por, për këte kurrësesi nuk mund të fajsohet Islami, të cilin po e luftojnë anti-islamistë tanë.

Nuk jamë adhurues i regjimit aktual të Iranit, por duhet thënë e vërteta se atje pas revolucionit islamik Irani nuk është më sikur që ishte në kohen e diktatorit Shah, të cilin SHBA e shfrytëzonte si polic në Gjirin Persik. Atje sot ka të arritura teknike dhe shkencore. Në kohen e Shahut kishte 250.000 student, kurse sot Irani ka 4 milion studenta të cilët i ndjekin studimet në 300 univerzitete elite. Eshtë shpresdhëns fakti se prej 4 milon studentëve 60 për qind prej tyre janë femra. Këto janë fakte dhe shifra të cilat dëshmojnë se kush është Irani i sotëm dhe pse po i pengon Izraelit, dhe disa Mehmetave myslimanofobista. I di këto të vërteta gazetari Mehmetaj por, mesiguri edhe ate e mundojnë dhe e frikësojnë.

E di Mehmetaj se cka kishte deklaruar ish-presidenti Bush derisa arriti (me gënjeshtra), të bind opinionin amerikan për të invaduar Irakun. Por, unë me këte rast do të theksoj ate që kishte thënë për Kosovën: SHBA ka shpetuar prej shfarosjes popullin mysliman në Kosovë. Ai e di pse e ka thënë këtë por, kjo është një e vërtë e madhe të cilën askush nuk mund ta mohoj.

Nëse këtë të vërtetë mundohet ta mohojë ndonjë njeri të cilin e ka pushtuar fanatizmi dhe urrejtja, për këte nuk mund të fajsohet feja islame e as shqiptarët myslimanë. Populli shqiptar Amerikës përjet i është mirënjohës.


Kush po i politizon "konvertimet" dhe pagzimet?

Si të kuptohen disa shqiptar kok derra (më falni, jamë i provokuar të shprehm kështu), të cilët në Kosovën e lirë pretendojnë ti konvertojnë shqiptarët myslimanë në fenë katolike, ti largojnë me dhunë nga toka shqiptare, sikurse që bëri Serbia në kohen e Millosheviqit?

Athua duhet të vjen edhe njëherë Amerika në Kosovë por (dhe në Shqipëri), që këtë herë shqiptarët ti shpetojë nga rreziku i shqiptarëve anti-islamista, dhe myslimanofobista?? Besojë se e kemi kuptuar se kush prej shqiptaëve po cytë mosdurim fetar në popullin e shumëvuajtur?

Si është e mundur të kërkohet toleranca fetare, dhe njëherit të luftosh kundër fesë së vërtet? Kjo nuk është aspak serioze? Besimtarin myslimanë nuk e lejon krenaria fetaro-kombëtare dhe dinjiteti njerëzor që në vazhdimësi ti shkelen të drejtat më elementare. Ai do të jetojë si shqiptarë dhe si besimtar i devotshëm në vendin dhe token shqiptare që e krijojë Zoti Fuqiplot.

Myslimani falë, kush i kërkon të falur. Zoti, të cilit i beson, është i Mëshirshëm.

Sa i përketë Serbisë e Greqisë, armiqëve tradicional të shqiptarëve (njëherit edhe të Islamit), është e vëretë se ata i donin tokat shqiptare por, edhe luftën kunder fesë islame.

Cka i ndihmon tolerancës ndërfetare, nëse Greqia e Serbia i paskan marrëdhëniet e shkelqyeshme me shtetet myslimane, por jo me shqiptarët!!! Kush duhet ti vë gishtin kokës?

Cka d.m.th. kjo kur Kosova ka nevojë për njohje të reja? E thotë këtë Mehmetaj me mburrje, me keqardhje, apo me qellim për të nxitur urrejtje tek shqiptarët kundër shteteve myslimanë? Kjo lehtë mund të kuptohet.

Pse shqiptarët nuk i paskan marrëdhëniet e shkelqyara me shtetet myslimane? Për këtë Mehmetaj përgjigjen do ta merrë nëse e pyet vetveten: Cfarë qasje kishte faktorët politik kosovarë (duke filluar nga i ndjeri Rugova), gjatë këtyre dekadave ndaj botës myslimane? E di Mehmeti këte shumë mire sepse vetë ka qenë hyzmeqar i asaj politike, sikurse edhe sot?

Pse lideret kosovarë nuk morrën shembull nga politikanët e Perendimit dhe të Amerikës (në emër të cilave për cdo ditë na qajnë kokën), të cilët për interesat e popujve të vetë kanë marrëdhënie të mira ekonomike ... me shetetet myslimane? Edhe për këte hesht Mehmataj.

Ai si myslimanofobistë dhe anti-islamist që është, ka për qellim që në sytë e shqiptarëve sa më shumë të nxijë botën islame, dhe të krijojë opinion sa më negativ ndaj (57 shteteve anëtare të OKI, 14 prej të cilave e kanë pranuar pavaresin e Kosovës. Shqiptar se jo mahi.

Kush ia do të mirën Kosovës ai duhet të ushqen simpati ndaj shteteve islamike e jo të nxitë antipati, urrejtje dhe armiqësi, për cka humb Kosova por, përfiton Serbia, Greqia ... Pra, me fajin e faktorit shqiptarë anti-islamistë e jo me fajin e shteteve myslimane, sikurse me paturpësi e me qellim të keq i fajson gazetari Mehmetaj.

Harron gazetari G.M. të cekë se SHBA i ka aleatë më besnik disa nga shtete Arabe (myslimane), të pasura me naft? Harron të cekë se Turqia, mike e deshmuar e kombit shqiptar, është aleatja e Amerikës, por jo edhe e Greqisë, as e Serbisë. Pse të mshifet kjo?

Politikanët shqiptarë nëse nuk kanë ndergjegje dhe ndjenja fetare-islame, të cilat do ti nxisnin për ti shfrytëzuar këto përparësi, për interesat e Kosovës, atëherë do të duhej të ishin politikan e vizion dhe strateg për politik e diplomaci.

Pse një gjë të tillë e ka arritur diplomacia e Serbisë, kur ajo nuk i ka përparësitë që i ka Kosova dhe Shqipëria? Prandaj nuk i ka fajet Serbia as shtetet myslimane, të cilat i akuzon Mehmetaj por vetë shqiptarët e sojave anti-islamista. Edhe pse Kosova nuk është aktuale në mediat e botës islamike (prap me fajin e faktorit shqiptarë), kush mund të mshef angazhimet e shqiptarëve anti-islamista? Kush duhet të kujdeset për këte ceshtje të rëndësishme, jo vetem për Kosovën? Mos ndoshta Serbia, Greqia apo Rusia, rrethë të cilave ka qef të ferkohet Mehmetajt, dhe myslimanofobista tjerë?

Mirëpo është një hapë shumë i qelluar i Delegacionit parlamentarë të Republikës së Kosovës, i cili (shumë me vonesë) muajin e kaluar vizituan Kuvajtin, nga i cili morrën premtimin se Kuvajti së shpejti do ta njoh shtetin e Kosovës.

Edhe vizita e Kryeministrit Thaqi në Turqi ishte me randësi të madhe për Kosovën. Kryeministri Erdogan në një deklatar thotë: "Kosova për Turqinë është një vend kyc dhe me pozitë strategjike, ndësa marrëdhëniet tona kanë lidhje historike, ndajmë vlera të përbashkëta dhe jemi mike dhe vëllezër". Ishte një kënaqësi e madhe të ndëgjohen fjalë aqë të sinqerta e miqesore nga një Kryeministër i një shteti modern me mbi 70 milion banor.

Edhe ftesa e Kryeministrit të Malejzisë që i kishte bërë Presidentit të Kosovës, Sejdiut për të marrë pjes në Forumin Ekonomik Islamik Botëror, i cili u mbajtë para një muaji në Kuala Lumpur, ku morrën pjesë mbi 60 shtete të botës, ishte rast i mirë për afirmimin e shtetit të Kosovës dhe përmirësimin e imazhit të saj. Kjo i duhet Kosovës, jo largimi nga shtetet myslimane, sikurse kërkojnë myslimanofobistat e verbuar nga primitivizmi, mosdija dhe urrejtja.

Shtrohet pytja: Për t'kujat interesa bënë propagand anti-myslimane G. Mehmetaj?

Edhe pse popujt myslimanë janë të mbrapambetur (jo të gjithë) sikurse populli shqiptarë, kjo nuk d.m.th. se tërësishtë janë shkëputur lidhjet shpirtërore me të cilat na lidhin ndjenjat e përbashkëta të përktësisë vëllazërore. Këtë pasuri duhet shfrytëzuar për interesat kombëtaro-fetare, sikurse edhe me të gjitha shtetet e tjera të botës. Kjo është një përparësi të cilën, në Ballkan, e ka vetëm Kosova dhe Shqipëria.

Mehmetajt i paska mbetur hatri pse, me rastin e pagëzimit të disa shqiptarëve katolik në Malishevë, asnjë gazet nuk paska thënë se, "shqiptarët katolikë ishin që nga predikim i Shën Palit në token e Ilirisë". Cfarë rëndësie ka kjo sot kur është një dicka që dihet? U bë mirë për shqiptarët e tillë që këtë të vërtetë historike, të pa kontestuar nga asnje shqiptar (myslimanë), ua tha analisti Mehmetaj. Por, shtrohet pytja se, cfarë dobie praktike ka sot populli shqiptar (sidomos myslimanët) nga kjo kur edhe ashtu kemi mosdurim fetar, të nxitur nga të krishterët katolikë të Shën Palit? Athua Shen Pali i ka inspiruar ekstremistët katolikë të lufojnë fenë e vëllezërve të vetë shqiptarëve myslimanë? Pse të potencohet një histori mijë vjecare? Ne i kuptojmë shumë mirë këto qellime hileqare, qofshin këto të një mjeshtri prej gazetari të kalitur në shkollat e monizmit. Pse t'iu jepet ndonjë rëdësi pagëzimeve dhe konvertimeve politike në një vend me një popullsi shumicë myslimane? Mos duhet të vazhdohet favorizimi i katolicizmit të cilen e kishte filluar politika shtetërore e I. Rugovës? A nuk ishin këto, sipas Mehmetajt, veprime të njëanshme të cilat qonin drejtë dallimeve brendakombëtare e të cilat paraqesin rrezik ndaj proceseve integruese, jo vetëm, shqiptare?

Për fat të keq sot kemi disa gaztar të rinjë të shkollave të demokracisë, e të cilët, përkah anti-islamizmi po ua kalojnë atyre më të vjetërve, të kohes së monizmit. A mund të ecim drejt bashkimit dhe tolerancës nderfetare, me të tillë ekstremista të krishterë?

Eshtë një "zbulim shkencorë" i Mehmetajt i cili thotë: "Dhe në frymën e (mos) durimit të shumicës shqiptare myslimane ... Katolikët shqiptarë nuk patën guxim ta praktikonin fenë e tyre në token shqiptare". Një akuzë për të cilën do të gjelozonin edhe ekstremistet e Serbisë.

Mund të ketë pas ndonjë rastë të tillë por, të akuzon të gjithë shqiptarët myslimanë, kjo është shpifje e cila iu ka hije vetëm myslimanofobistëve të cilët po i nxisin katolikët, vëllezërit tonë, kundër shqiptarëve myslimanë. Kjo është një nxitje për terrorizëm dhe kulmi i së keqes. Besimtarët katolik, vëllezrit tonë, duke iu lutur Zotit nuk i shkaktojnë ndonjë të keqe shqiptarëve myslimanë, që këta të mos i durojnë. Eshtë kënaqsi për secilin besimtarë kur sheh se njerëzit po i lutet Zotit, i cili është i të gjithëve. Unë jetoj në një qytetë në të cilin nuk ka xhami, dhe banojë afër një katedrale. Sa herë që rrehë këmban zëri i saj më kujton Zotin, andaj cdo herë e ndegjojë me kënaqësi e rrespekt. Besimi imë aspak nuk më pengon. Pse atëherë të më pengojnë bashkëkombasit e mi katolikë? Besimtari myslimanë, duke qenë vetë besimtarë, e di se cka d.m.th. liria e besimit e të tjetrit. Kjo na duhet neve sot dhe gjithnjë, e jo nxitja e fanatikëve myslimanofobista të cilët ofendojnë shumicën myslimane, dhe nxisin pakicën katolike kundër vëllazërve shqiptarë të besimit islam. Kur flitet për tolerancënn fetare duhet të merren shembuj pozitiv nga e kaluara e popullit tonë kur kishte raste që dy vëllezër, njëri katolik e tjetri myslimanë, jetonin nën një kulmë.


Duke bërë propagand anti-islame nuk mund të ruhet afria brendakombëtare

Me cfarë propagande Mehmetaj mendonë të mban afrin brendakombëtare?
Islamofobistat shqiptar janë ata të cilët po ushtrojnë dhunë ndaj besimtarëve myslimanë. Myslimanofobistët shqiptar janë ata të cilët sot po kërkojnë ti mbyllin xhamiat e myslimanëve që nga minaret mos të ndëgjohet ezani i cili thërret në lutje Zotit! Këta janë armiqë të cilët po nxisin mosdurim ndaj shqiptarëve myslimanë, dhe si të tillë janë armiq të të gjithë shqiptarëve dhe është normale që (pa deshirën tonë), të dale dikush i cili këte veprimtari anti-islame e anti-kombëtare nuk do t'ua falë. Kush është kundër Islamit dhe kush luan me fatin e myslimanëve në tokat shqiptare, ai ia ka vën flakën vetvetes.

Parullat, "Myslimanët nuk falin", të cilat paskan zbardhur nëpër Prishtinë, e që e paskan frikësuar shumë Mehmetajn, ato ka mundur ti shpërndaj ndonjë islamofobistë me qellim që pastaj të ketë "arsye" për të bërë probagan kundër shqiptarëve myslimanë Ato ka mundur ti shpërndaj ndonjë ekstremist serb anti-shqiptarë për të shkaktuar përcarje tek shqiptarët. Mehmetaj duhet ta di se muxhahidin nuk ka në Kosovë. Se muxhahedinët nuk japin fetva. Ate e ka dhënë Homeini në cilësinë e udheheqësit shpirtëror, kundër Selman Ruzhdisë, për sigurin e të cilin kujdeset Anglia, të cilës për cdo vit i kushton nga 3 milion funta. Prandaj në lidhje me këte të krahasosh Teheranin e viteve 70-ta me Prishtinën e sotme, kjo me të vërtetë nuk ka kurrëfarë kuptimi. Athua kështu mund të ruhet afria brendakombëtare? Nuk e besoj.

Mehmetaj thotë: "Sepse Kosova është shtet i shqiptarëve e jo i myslimanëve". Eshtë ultësi të merresh me shkrime të tilla. Kosova është shtet i të gjthë qytetarëve të saj. Mehametaj duhet ta di se myslimanët maspari janë shqiptarë e mandej myslimanë por, nuk duhet harruar se kjo është një tërësi e pandashme. Se i pengon fakti që shqiptarët shumica janë të besimit islam, fajin nuk e kemi ne por, ai vetë. Askush nuk mund të mshef faktin se Kosova dhe Shqipëria janë të vetmet shtete në Evropë me popullatë mbi 80 për qind mysliamnë evropian, dhe si të këtillë na njef e tërë Bota. Por me këte nuk mund të mohohet e kaluara e krishtere e popullit shqiptar. Ajo është e kaluara e popullit shqiptarë prandaj sot në tokat shqiptare kemi qytetrim të krishterë dhe qytetrim myslimanë.

Dhe, kur është fjala tek parullat shtrohet pytja pse Mehmetajt nuk i pengonë parulla, "Kosova katolike", për të cilën nuk bënë asnjë fjalë, kur e di se katolikë, vëllezërit tanë, sipas përqindjes për nga përkatësia fetare, ata janë me pak se Romët ose Ashkalitë. Për Serbet s'kemi cka të flasim. A i ka hije një intelektuali që sot, në Kosovë e lire, të merret me gjëra të këtilla? Kjo është verbësi fetare e cila popullin shqiptar e qonë drejtë një humnere të madhe.

Kurrë mos e dhashtë Zoti.

Dhe kur është fjala te parulla, "Serbet nuk falin", e që qenka e njëjte me ate të shqiptarëve myslimanë, "Myslimanët nuk falin", edhe sikur të është e vërtetë, prapa ka dallime mes këyre. Serbët iu janë kërcënuar të gjithë shqiptarëve, pa dallim feje, dhe e gjithë bota e pa se cka bëri Serbia me ne, kurse "myslimanët që nuk falin" iu kanë kërcënuar vetëm anti-islamistave dhe disa shqiptarëve myslimanofobista të cilët i kanë shpallë luftë Islamit dhe shqiptarëve myslimanë. Kjo në një farë mënyre ka kuptim por, shyqyr Zotit kërcënimet, edhe nëse janë të vërteta, ato mbeten vetëm kërcënime dhe deri më sot nuk ka asnjë kok të rënë nga "muxhahedinet" e imagjinuar nga mendja e një islamofobisti.

Kush e paguan për këte Mehmetajn dhe myslimanofobistat e tjerë shqiptar, Serbia, Arabia, Vatikani, Evropa, Amerika? Janë mercenarë të dikujt apo robë të fanatizmit, të urrejtjes e të racizmit? Këtë vlersojeni vetë lexues të respektuar.

Mehmetaj thotë: "Toleranca jonë fetare, aq shumë e propaganduar, me zemerplasje mund të thëm se u pa kur filloi fushata për ngritjen e Katedrales në Prishtinë". Po pse nuk e thotë me zemer te sinqert ky zotni se, kush ishin ata të cilët shkaktuan moskënaqësin e njërëze? Mos d.m.th. kjo se, i forti të rrahë dhe nuk të lenë të qajshë?

E ceka në fillim të këti shkrim se z. Mehmetaj kishte shkruar në lidhje me Katedralen katolike, dhe pas disa viteve prap provokon e ofendon shqiptarët dhe na përserit të njëjtën kajde, sikur ndonjë gramafon i prishur. Maspari asaj Katedrale katolike politike, sikurse që i është dhënë trualli ashtu i është vënë edhe themeli, sic thotë populli, me leje t'Bajram begut. BIK-u, i cili kishte kërkuar truall për ndërtimin e një Qendre Islame të Kosovës, para se të kërkonte Ipeshkvia e Kosovës, ati i ishte rrefuzua kërkesa dhe, sot e asaj dite presin! Reagimet kanë qenë të shumta dhe plotësishtë të arsyshme, dhe unë jamë njëri preja atyre "militantëve", sikurse na cilëson islamofobisti Mehmetja, që kamë reaguar (Java,01.02.'07) dhe aspak nuk jamë penduar. Nuk e kamë kundërshtuar ndërtimit e Katedrales por, mënyren se si ishte caktuar trualli, duhej të prishej shkolla e mesme, "Xhevded Doda", në zemër të Prishtinës, një kryeqender me të vërtetë evropiane por, e banuar me shumicën e popullatës shqiëtare, gjithashtu qytetarë evropianë, por të besimit islam, e nënqmuar dhe e përbuzur nga ish-presidenti Rugova. Ishte problematik imponimi i vënjes së themelit ende pa u dhënë leja për ndërtim nga organet komunale por, me insistimin presidenrit Rugova i cili favorizonte zyrtarish të krishteret katolikë, e që ky ishte një anim nga ana e institucionit politik e shtetëror të vetë Ibrahim Rugovës! Kjo nuk mund të ngjante në asnjë kryeqender të ndonjë shteti evropinë por në Prishtinë po! I kujtohet Mehmetajt referendumi i organizuar në Zvicër (sipas Kushtetutes, së tyre), për ndalimin e ndertimit të minareve në të gjithë teritorin e saj? Cfarë ligje dhe rregulla kishte respektuar presidenti Rugova në lidhje me venjen e themeleve të Katedrales? Të Azisë apo të Arabisë, sipas Mehmetajt, i cili po na tregon se jemi në Evropë?

Kjo në popull kishte shkaktuar moskënaqësi, nervozizëm, urrejtje, mosdurim dhe përcarje ndërfetar me pasoja të rënda të cilat po ndihen edhe sot në jetën e përditshme të qytetarëve, gjë të cilën e vërtetojnë edhe këto shkrime.

Ish-presidenti Rugova edhe me rastin e vënjes së themelit të Katedrales, sikurse gjithnjë më parë, rrethë vetes i kishte kreret e Kishes katolike, bile kishte siguruar pjesëmarrjen e Kardinal Theodor Mekark nga Uashingtoni, kurse kreret e Bashkësisë Islame të Kosovës, aspak nuk i kishte përfillë, e kjo dëshmohej me mosprezencën e Myftiut të Kosovës, Naim Tërnava. A nuk ishte kjo, sipas Mehmetajt, një sjellje diskriminuese? A nuk ishte hipokrizi të flitej se, Katedralja do të jetë simbol i bashkimit, i tolerancës dhe i mirëkuptimit, kur haptas shihej animi ndaj katolicizmit, dhe në anën tjetër injorimi i Islami dhe pasuesve të tij?

A nuk ishte kjo, sikurse edhe sot, sjellje diskriminuese ndaj BIK-ut (dhe të gjithë besimtarëve myslimanë), të cilvëve ende nuk iu caktua trualli për ndërtimin e një Qendre Islame në kryeqytetin e Kosovës?

Shkupi e Tirana i kanë, bile edhe nga dy Katedrale por, Tirana, sikurse edhe Prishtina nuk e kanë as nga një Qendra Islame! Kosova e Shqipëria me të vërtetë nuk janë në Azi e në Arabi, sikurse thotë "gjeografi Mehmetaj", por se këto janë në Evropë po dihet por, pse kjo qenka e vertetë a mos d.m.th., sipas Mehmetajt, që popullin shqiptar me shumicën myslimane evropianë, në Shqipëri e Kosovë, nuk paskan të drejtë për të ndërtuar Qendra Islame në tokën shqiptare (evropiane)? Nuk harrojmë ne se Evropa është tokë e katedraleve dhe e kishave por, koherat kanë ndryshuar dhe toka e Evropës po bëhet tokë edhe e xhamive myslimane. Sot Evropa katedralet dhe kishat i ka vetëm si trashegimi kulturore të cilat si objekte fetare po iu rrinë të zbrazta. Evropianët janë njërëz indiferent ndaj fesë, më teper janë matrialista dhe, për fat të keq nuk e besojn Zotin. Mundë të paramendojmë se cka mshifet në këte Evropë. Por kjo është një temë tjetër.

Mehmetaj na fletë për Katedralen katolike-politike, e cila tanimë është në ndërtim e sipër, por nuk bën asnjë fjalë pse kisha katolike nuk iu përmbajtë marrëveshtjes, sipas së cilës ajo së pari duhej të ndërtonte objektin shkollor të gjimnazit "Xhevdet Doda", e pastaj të fillonte ndëtimi i Katedrales? Cfarë burra janë ata të cilët i hanë fjalet dhe i prishin marrëveshtjet? Të cilës politikë, dhe të cilës fe janë ata burra? I njef myslimanofobisti Mehmetaj sepse është argatë i tyre besnik.

Shprehja, "Burrat e mencur vazhduan punën në parimin, karavani ec ..." d.m.th., qentë net lehin. Lumë Kosova për burra të cilët i urren populli i vetë. Mesiguri G.M. ka marë mësim nga prifti katolik A. Kcira, i cili i quajti qenë shqiptarët myslimanë. Fjala qenë si shpesh po përdoret nga disa "burra" prandaj edhe unë po e përdori duke thënë se, për disa njërëz demokracia qenka sikur puna e qenit të nkequr (trentë) i cili po e leshve nga zingjiri, e hanë edhe të zotin. Ruana Zot nga burra të tillë.



Autor: Nafi BAXHAKU, qershor 2010.

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...