Agjërimi i ramazanit



اَلْحَمْدُ لِلَّه ِ. اَلْحَمْدُ لِلَّه ِ. اَلْحَمْدُ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ . اَلَّذِى جَعَلَنَا مِنَ الْمُسْلِمـِينَ . وَالَّذِى كَتَبَ عَلَيْنَا الصِّيَامَ لِيَجْعَلَنَا مِنَ الْمُتَّقِينَ كَمَا قَالَ اللهُ تَبَارَكَ وَ تَعَالىَ فىِ مُحْكَمِ كِتَابِهِ الْمُبيِنْ : يَا أَيُّهَا الَّذيِنَ آمَنوُا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّياَمُ كَماَ كُتِبَ عَلىَ الَّذيِنَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقوُنْ . أَيَّامًا مَعْدوُدَاتْ . {نَشــْهَدُ...} اَلَّذِي قَالَ : الم .ذلِكَ الْكِتَابُ لاَ رَيْبَ فِيه ِ. هُدًى لِلْمُتَّقِينَ . {وَنَشــْهَد...} وَمَنْ يَتَّقِ اللهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا . وَ يَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لاَ يَحْتَسِبْ . {صلى الله...}

E falënderojmë Allahun e madhërishëm që na bëri pjesë të ummetit islam dhe që ummetin islam e dalloi mbi bashkësitë e tjera.

Allahu i madhërishëm ka thënë: كُنْتُمْ خَيْرَ اُمَّةٍ أُخْرِجَتْ لِلنَّاسِ تَأْمُرَونَ بِالْمَعْرُوفِ وَتَنْهَوْنَ عَن ِالْمُنْكَرِ وَتُؤْمِنُونَ بِاللَّه ... - "Ju jeni populli më i mirë i dalë për njerëzimin: (sepse) ju urdhëroni që të bëhen vepra të mira, i ndaloni të këqijat dhe besoni Allahun. ...", (Alu 'Imran,110).

E falënderojmë Allahun xh.sh. që muajin e bekuar të ramazanit e dalloi mbi muajt e tjerë dhe në të e caktoi agjërimin që të jemi të devotshëm. Allahu xh.sh. ka thënë: يَااَيُّهَالَّذِينَ آمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ . - "O besimtarë! Ju është urdhëruar agjërimi, ashtu si u ishte urdhëruar atyre para jush, që të mund të ruheni nga të këqijat", (El-Bekare, 183).



E falënderojmë Allahun xh.sh. që me shpalljen e Kur'anit në këtë muaj të respektuar e ka bekuar njerëzinë me këtë mëshirë dhe udhëzim të pavlerësueshëm: شَهْرُ رَمَضَانَ الَّذِى اُنْزِلَ فِيهِ الْقُرْآنُ هُدىً لِلنَّاسِ وَبَيِّنَاتٍ مِنَ الْهُدَى وَالْفُرْقَانِ ... - "Muaji i Ramazanit është ai, në të cilin ka zbritur Kurani, që është udhërrëfyes për njerëzit, plot me shenja të qarta për rrugën e drejtë dhe dallues (i së mirës nga e keqja) ...", (El-Bekare, 185).


Xhemat i respektuar!

Ja, jemi në pjesën e parë të këtij muaji të bekuar, për të cilin Muhammedi a.s. ka thënë se është mëshirë e Allahut. Tashmë jemi personifikuar me ibadetin bazor të ramazanit - agjërimit, por edhe me përmbajtjet e tjera të tij të cilët na fisnikërojnë dhe forcojnë. Duke e vënë takvallëkun si synimin kryesor të agjërimit të ramazanit Allahu i madhërishëm na ofron rast të jashtëzakonshëm që me forcat vetjake dhe vetëmohim ta vetedukojmë dhe forcojmë karakterin e personalitetit tonë duke e fisnikëruar me cilësinë e besimtarëve të mirëfilltë: me takvallëk, domethënë me devotshmëri dhe me ruajtje nga mëkati.

Përse takvallëku? يَااَيُّهَالَّذِينَ آمَنُوا اِنْ تَتَّقُوا اللهَ يَجْعَلْ لَكُمْ فُرْقَانًا وَيُكَفِّرْ عَنْكُمْ سَيِّئآتِكُمْ وَيَغْفِرْلَكُمْ وَاللهُ ذُوالْفَضْلِ الْعَظِيمِ. - "O besimtarë! Nëse i frikësoheni Allahut, Ai do t'ju japë aftësinë e të gjykuarit drejt, do t'ju lirojë nga gjynahet tuaja dhe do t'ju falë. Allahu zotëron mirësi të madhe", (El-Enfal, 29).

Devotshmëria dhe ruajtja nga mëkati është supozimi themelor për ekzistimin e kriterit të shëndosh për dallim të së mirës nga e keqja, të vërtetës nga e pavërteta, të asaj që është me vlerë të mirëfilltë nga ajo që ka dobi mashtruese dhe të rrejshme. Dhe jo vetëm kjo, takvallëku është edhe baza për harmonizimin e rregullt të mënyrës sonë të jetës kundrejt këtyre vlerave. Njeriu i kësaj kohe pikërisht gjendet para pyetjes qenësore jetësore: në cilat baza të ndërtohet kriteri i vlerave dhe si të njihet ajo që është vlera e mirëfilltë për të, për familjen e tij dhe shoqërinë në tërësi. Besimtari në këtë aspekt trimërohet që nëpërmjet pasimit të normave islame dhe ruajtjes së pastërtisë të qenies së vet ta mpreh kriterin vetjak të vlerave. Vetëm ajo zemër e cila është e forcuar me takvallëk mundet me rezon ta kundrojë botën dhe jetën rreth vetes dhe në të të njoh atë që është e vërtetë dhe që është e vlefshme. Me këtë devotshmëria si cilësi fisnike e besimtarit ka rëndësi të jashtëzakonshme jo vetëm për shpëtim ahiretik por edhe si garancë e sigurt qysh në këtë botë, sepse Allahu xh.sh. në librin e Tij fisnik ka thënë: ...وَمَنْ يَتَّقِ اللهَ يَجْعَلْ لَهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لاَ يَحْتَسِبُ وَمَنْ يَتَوَكَّلْ عَلَى اللهِ فَهُوَ حَسْبُهُ ... - "... Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t'i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t'i japë risk prej nga nuk e pret. Allahu i mjafton kujtdo që mbështetet tek Ai. Allahu e përmbush me siguri vendimin e Tij dhe për çdo gjë Ai ka caktuar masë", (Et-Talak, 2-3).

Kur besimtari me vetedukimin e suksesshëm takvallëkun e bën mënyrë të tij të jetës, ai, pa dyshim, do ta bëjë takvallëkun edhe mënyrë të komunikimit reciprok dhe të mirësjelljes me vëllezërit dhe motrat në umetin islam, e kjo do të thotë se takvallëku nga e mira individuale do të rritet në të mirë të përbashkët: ...وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلاَ تَعَاوَنُوا عَلَى الأِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَاتَّقُوا اللهَ إِنَّ اللهَ شَدِيدُالْعِقَابِ. - "... Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe jo në gjynahe dhe armiqësi! Frikësojuni Allahut, sepse Ai dënon ashpër", (El-Ma'ide, 2). يَا اَيُّهَاالَّذِينَ آمَنُوا اِذَا تَنَاجَيْتُمْ فَلاَ تَتَنَاجَوْا بِالأِثْمِ وَالْعُدْوَانِ وَمَعْصِيَّةِ الرَّسُولِ وَتَنَاجَوْا بِالْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَاتَّقُوا اللهَ الَّذِى اِلَيْهِ تُحْشَرُونَ. - "O besimtarë! Kur të bisedoni fshehtas mes jush, mos flisni për gjynahe, armiqësi dhe mosbindje ndaj të Dërguarit; por bisedoni për mirësi dhe drejtësi. Kijeni frikë Allahun, para të Cilit do të tuboheni", (El-Muxhadele, 9).

Kjo është rruga se vlerat universale të takvallëkut të ndjehen në bashkësinë tonë. Siç pamë në vetë fillimin e kësaj hutbeje, gjendja e Bashkësisë sonë është e përcaktuar me raportin tonë kundrejt të mirës dhe të keqes në mjedisin tonë. Takvallëkun mund ta bëjmë digë të sigurt të depërtimit të rrëzimit moral dhe deformimit i cili i kërcënohet rrënimit të qenies muslimane. Çdo anëtarë i umetit është i thirrur të merrë pjesë në ruajtjen dhe forcimin e vlerave islame si garant i suksesit tonë në botë dhe garant për jetën e amshueshme të ahiretit. Kurse ramazani është rast i mirë të akumulojmë forca të reja për këto synime.

Dhe në fund: të përkujtojmë se Kur'anin si udhëzim do ta përjetojnë vetëm muttekitë: ata të cilët janë të devotshëm dhe të cilët i shmangen mëkatit. Pra, nëpërmjet agjërimit të ramazanit arrijmë deri te devotshmëria, kurse nëpërmjet devotshmërisë gjerësisht hapim zemrat drejt udhëzimeve të shpalljes së Allahut xh.sh.. Për këtë arsye ramazani është periudhë e veçant e takimit bazor të besimtarit me Kur'anin dhe analizë se në çfarë mase jetën e tij e ndërton në parimet e tij. Shpallja e Kur'anit është kthesa më e rëndësishme në historinë e gjinisë njerëzore sepse: اِنَّ هَذَا الْقُرْآنَ يَهْدِى لِلَّتِى هِىَ اَقْوَمُ وَيُبَشِّرُالْمُؤْمِنِينَ الَّذِينَ يَعْمَلُونَ الصَّالِحَاتِ اَنَّ لَهُمْ اَجْرًا كَبِيرًا. - "Në të vërtetë, ky Kur'an udhëzon drejt asaj që është më e mira dhe u jep lajmin e gëzuar besimtarëve, që bëjnë vepra të mira, se ata do të kenë shpërblim të madh", (El-Isra', 9).

Xhemat i respektuar, askush nga ne nuk e di a do ta nderojë Allahu i madhëruar me pritjen edhe të një ramazani dhe a do t'i ofrohet rasti ta forcojë imanin e tij deri në shkallën e muttekisë. Për këtë shkak në këto ditë dhe netë mubarekë të jetojmë me jetën e plotë islame në mënyrë që ta arrijmë synimin bazor të agjërimit të ramazanit - takvallëkun, ta mprehim gjykimin dhe kriterin moral për njohjen e vlerave dhe më fuqishëm t'i kthehemi Kur'anit.

T'i drejtojmë dua Allahut të madhëruar të na ndihmojë në arritjen e këtij synimi madhështor të ramazanit. Amin!



Autor: Ibrahim Begoviq
Përktheu: N. IBRAHIMI

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...