Rrënjët e Sufillëkut (Mistika islame)



Rrënjët e Sufillëkut përbëhen nga 10 pika:

(... me të vërtetë e mbush jetën e njeriut me kënaqësi e frymëzim për sjellje e punë të mira)


1. - Të bësh tobe pas çdo mëkati, qoftë i madh qoftë i vogël. Teube do të thotë të pendohesh për punën dhe sjelljen e keqe, të largohesh nga ajo, të vendosësh të mos e përsëritësh me atë gjë. N.q.s. ai mëkat ka lidhje me persona të tjerë, t'u jepet atyre e drejta dhe tu kërkohet e falur. Në qoftëse njeriu e përsërit mëkatin pa dashje dhe bën teube sipas kushteve të përmendura, ajo i pranohet. Zoti xh.sh. e di se kush e bën teuben me ndërgjegje dhe nuk gënjehet nga ata që e bëjnë atë në mënyrë jo të sinqertë.


2. - Të dish të përmendësh të mirat e Zotit xh.sh., duke filluar nga jeta, mendja, besimi, shëndeti e të mira të tjera të panumërta që është e vështirë të numërohen, pasi çdo e mirë që na vjen, është dhunti nga Zoti xh.sh..

Kush na kryen një kërkesë, na plotëson një nevojë, na ndihmon për një punë, na ruan nga një rrëzik ne i shprehim mirënjohje dhe falenderojmë, pra se si duhet të falenderohet Zoti xh.sh. prej njeriut që i ka dhuruar gjithë ato të mira? Profeti a.s. e ka falenderuar Zotin xh.sh. për çdo rast. Ashtu duhet të ejtë Sufia, i cili s'duhet të lejë në harresë të mirat e Zotit xh.sh..

Kur e dimë se çfarë na vjen prej të mirave hynore, duhet të jemi shumë të kënaqur dhe të falenderojmë Zotin xh.sh. gjithashtu duhet të falenderojmë Zotin xh.sh. edhe kur na vjen ndonjë send apo ngjarje që nuk na pëlqen, sepse ai mund të ishte më i keq më e madhe. Në këtë rast ka shpërblimin e durimit nga Zoti xh.sh. gjë që shprehet e përshkruhet shumë herë në Kur'anin e Madhërueshëm.

Të njohësh të mirat e Zotit xh.sh. do të thotë t'i përdorësh ata në atë mënyrë që ka urdhëruar Ai, p.sh. sytë për të parë të mira, veshët për të dëgjuar të mira, jetën për të qënë në pëlqimin e Tij etj.


3. - Të durosh vështirësitë e fakeqësitë që pëson njeriu në jetë si sëmundje, varfëri, vetmi, vdekje e fëmijëve ose e prindërve etj.. Profeti a.s. ka lindur jetim, kur mbushi 6 vjeç i vdiq edhe e ëma, pas pak edhe gjyshi, i cili iu bë prind, kur u rrit e u martua, i vdiqn të gjithë fëmijët gjatë jetës së vet me perjashtim të zonjës Fatime, e cila vdiq 6 muaj pas tij, ka pasur skamje, vetmi, luftra, torturim nga armiqtë e megjithatë kurrë nuk u ankua për provat që kaloi në jëtë. Pra Sufillëku d.m.th. të durosh gjer të keqen e të këqijave, me zemër të hapur, me falje të të tjerëve, si bëri i madhi me të voglin. Nuk ka kuptim të ankohesh, kujt ti ankohesh, Zotit xh.sh.? Prandaj për fatkeqësitë kërkohet e duhet vetëm durim.


4. - Të pëlqesh e të pranosh gjendjen që na ka dhënë Zoti xh.sh., qoftë në ngjyrë, në system trupor, në pasuri në dije etj. pasi të Zoti xh.sh. nuk lartësohet kush me trup, me bukuri, me pasuri, me prestigj etj. por lavdërohet me besim e me sjellje të mira.

Profeti a.s. ka thënë se Zoti xh.sh. nuk i shikon fytyrat dhe trupat e tuaj, Ai shikon zemrat e punët e tuaja. Pra të jesh, kushdo, në çfarëdo vendi që të qëndrosh, në çfarëdo kohe të jetosh, lidhe zemrën me Zotin xh.sh., përherë puna dhe sjellja jote që t'i pëlqejë Zotit xh.sh., mos u frikëso se nuk është kush tjetër kush më i miri për prestigj, për dije, për pasuri e të tjera të dhëna se të gjithë jemi robër të Tij dhe të kërkojmë pëlqimin e Tij.


5. - Të keshë një prijës, më të mirë, më të ditur e më të afërt te Zoti xh.sh. se ti vetë, të cilin ta kemi mësues, edukator e model për sjellje. Këtë e njeh si prijës në rrugën e gjatë të jetës me gënjeshtra e dredhina, me lakmi të ndryshme, me habitje etj, i cili na vëren në sjelljet tona, në fjalët tona, në punët tona, në gjendjet tona, në synimet tona, "si doctor shpirtëror", që na mëson të pastrojmë zemrën, të përmendim Zotin xh.sh., të synojmë që në jetën tonë të sigurojmë pëlqimin e Zotit xh.sh..

Sharaniu shkroi më se një libër dhe ia paraqiti prijësit të vet Ali, djalit të Havasë, por i kërkoi që t'i fshihte ato që kishte shkruar. Më vonë kur shikoi se u pjek në rrugë të Zotit xh.sh., i tha të shkruajë dhe shkroi disa libra të cilët vërtetë janë liba të mirë, me nivel të lartë besimi e me efektin e duhur edukativ që rridhte nga përmbajtja e tyre. Në qoftëse nuk e gjen atë dritë, atë prijës që ta ndjakësh në bazë të besimit e të mirësjelljes, atëherë merru me dhikër, përmende shumë Zotin xh.sh., bjer istigfare dhe salavate mbi Profetin a.s. me këto e zëvendëson prijësin që nuk është aty ose është larg teje.

Mësuesit ose prijësit që pasohet janë nga katër medh-hebet, si medh-hebi Hanefi, medh-hebi Maliki, medh-hebi Shafi dhe medh-hebi Hambeli. Përveç këtyre ka edhe prijës të tjerë që janë përprekur të largojnë jetën e tyre nga luksi i kësaj jete si: Xhunejdi, Seri Sakatiu, Marufel Kerkhi, Ahmed Rrufaiu, Abdul Kadër Gejlani, Ahmed El-Bedevi, Ebul Hasan Shadhiliu, Muhamed Khalvetiu, Abdullah Nakshibendi e pasuesit e tyre të tjerë njerëz të mëdhej të njohur për dije të lartë, për përbuzje të kësaj jete, për sjellje që i pëlqejnë Zotit xh.sh..

Nëse gjeni njerëz të tillë shërbeni si ata, mësoni prej fjalëve të tyre, prej ibadeteve të tyre, prej sjelljeve të tyre, qëndroni shërbëtorë si ata, atëherë do të fitoni çka të dëshironi dhe më tepër se dëshironi.


6. - Të përpiqësh për të mos ngrënë shumë, për të ndenjur pak unshëm, sepse edhe kështu pastrohet zemra, të pakësosh gjumin, sepse përmirësohet sjellja, shtohet bukuria e zemrës, kujtohet varfëria e të varfërit, sepse thotë një shprehje e urtë: Ai që han shumë, pi shumë, fle shumë humb shumë të mira.

Profeti a.s. kalonte me familjen më tepër se një muaj pa ngrënë ushqime të ndryshme, me përjashtim të ujit me hurma. Edhe agjërimi ditën e hënë dhe të ejte është një mënyrë e mirë për të zbutur zemrën në pikëpamjen të mosngrënjes shumë.


7. - Të largohesh e të mos përzihesh me njerëz, veç kur është e nevojshme, veçanarisht me ata që ajnë të rënduar me falje për këtë jetë e jëtn tjetër. Zemra e errët e tyre mund të lëshojë errësirë në zemrën tënde, në sjelljen tënde, në mungesat tuaja me Zotin xh.sh. kjo jetë të ndihmon për të ndriçuar zemrën, e bën atë më të ndritëshme, ku sheh përfitimet që ke, kur nuk bashkohesh, me zemrat errëta. Duke pasur zemrën e pastër mund të përfitojnë edhe të tjerët nga drita e zemrës tënde. Një prej atyre grupeve njerëzore që përfiton xhennetin pa asnjë vështërsi, është ai që përmend Zotin xh.sh. me lot në sy në vetmi, larg njerëzve.


8. - Të flasësh pak, jo, shumë, vetëm kur të jetë nevoja, sepse ai që flet shumë gabon, ndoshta detyrohet të ndërhyjë në jetëne të tjerëve, duke i marrë ato nëpër gojë, të gënjejë, të pjerë në sëmundjen e zilisë e të zemërimit e hidhërimit e sa gabime të tjera që sjell fjala pa nevojë. Siç dihet çfarë flet goja, gjithçka regjistrohet dhe një ditë do të jepet llogari.

Profeti a.s. ka folur pak, vetëm kur ka qenë e domosdoshme dhe gjithmonë ka përmendur Zotin xh.sh..

Ebu Hanife, ka folur pak dhe kur u pyet pse fliste kështu, ai tha se vepron në këtë mënyrë, sikur uji vjen ngadalë në vijën e kullimit. Ai që flet pak ka mundësi të kufizojë veten, ta ruajë nga mëkati dhe kohën që e ka në dispozicion të mos e shpenzojë kot, por ta shfrytëzojë për të përmendur Zotin xh.sh., që i shpërblehet për të mirën e tij.

Një fjalë e urtë arabe thotë: "Gjuha jote është kali yt, nëse e ruan, të ruan". Thuhet se njeriu është zot i fjalës së vet, para se të flaës të mendojë mirë, se kur të flaës bëhet rob i saj. Siç dihet, mëkatet më të shumta i vijnë njeriut nga gjuha, nga fjala, nga mendimet e pa kontrolluara, prandaj duhet të tregojmë dhumë kujdes në përdorimine tyre.


9. - Të mos flesh natën veç pak, sepse, siç dihet, nata është koha e qetësisë, gjithçka natën pushon, makinat, zërat njerëzve e të kafshëve pakësohen ose shuhen fare, pra në këtë kohë të qetë zgjohet zemra për të përmendur Zotin xh.sh. e për t'u falë, për të lexuar Kur'an, për të kujtuar të mirat e pa fund të Zotit xh.sh. të gjitha këto bëjnë efekt të mirë tëk njeriu të cilit i dridhet zemra nga frika, derdh lot nga kujtimi i vetmisë në varr, i vetëm e pa shokë, pa dritë, pa grua e fëmijë, pa pasuri, pa fuqi, pa asgjë, siç ju thotë Zoti xh.sh. njerëzve të gënjyer nga pasuria e fuqia (Erdhët të vetmuar, si ju kemi krijuuar, nuk po keni me vete çka ju kemi dhënë në jetën e kaluar). Zoti xh.sh. na kallëzon në Kur'anin e Bekuar se Profeti a.s. me shokë kalonin gjysmën e natës, herë më pak e herë më shumë, duke u falur e duke përmedur Zotin xh.sh..

Dimë se Ebu-Hanifeja e disa dijetarë të tjerë në të kaluarën e kalushin gjithë natën në ibadet, falshin dy rekatë e lexoshin Kur'an.

Prej Sufisë nuk pëlqehet të qëndruarit deri natën vonë e pastaj të fjeturit në kohën e bekuar që është para sabahut e pas sa të dalë drita e Diellit.


10. - Të mendosh për krijesat e Zotit xh.sh., duke filluar me veten. Njeriu është një libër plot sekrete, ai nuk di si mendon, si flet etj. Krahas vetes duhet të mendosh edhe për krijesat tjera, të mendosh për të mirat e Zotit xh.sh. dhe për dhuratat që na ka falur e na fal gjatë jetës, në çdo moment të saj. Nuk ka gjë më të mirë se besimi e shëndeti, këto janë kryesoret, pastaj vinë të mira të tjera, që nuk numërohen dot. Sa më shumë të mendosh për të mirate Zotit xh.sh., aq më tepër forcohet besimi, të shtohet dashuria për Zotin xh.sh., e cila të shtyn për të qenë përherë në pëlqimin e Tij. Një fjalë e vjetër thotë që ai që don tjetrin, i bindet atij. Profeti a.s. ka thënë: "Duajeni Zotin xh.sh. për të mirat që ju sjell dhe më duani mua, ashtu si Zoti xh.sh. më don mua".

Ky mendim me të vërtetë e mbush jetën e njeriut me kënaqësi e frymëzim për sjellje e punë të mira, e nxit për ta plotësuar formimin e vet me virtyte të të lavdërueshme e për të jetuar në çdo pikëpamje sipas mësimeve, urdhrave, detyrave e porosive të Zotit xh.sh..


Këto, motra e vëllezër muslimanë, janë rrënjët, shtyllat e kushtet e Tasav-vufit (Misticizmit), që duhen njohur e zbatuar mirë, me korrektësi e sinqeritet e vazhdimisht në jetën e përditëshme.



Autor: Shejh Vehbi Sulejman Gavoçi

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...