Mevludi në gjuhën Shqipe



- بسم الله الرحمن الرحيم -


Bismi'l-lahi'rr-rrahmani'rr-rrahim
Me emër të Zotit bëmirës e mëshirues

Allah emnin ta përmendim pa ia nda
Me nisë punën me të gjithkush borxh e ka

Gjithsa punë që niset vetëm për hajrat
Emni Zotit ka me i dhënë shumë bereqat

Emnin Allah n'të gjitha punët duhet përmend
Se pa të s'ka hajr i mbrami kurrnjë send

Gjithsa punë me kanë me nisë me emën t'Tij
Asnjëhere qeder s'i bëhet pun's së tij

Allah thuaj në gjithësa frymë që je tue marrë
S'ka dyshim se puna e jote prihet mbarë

Njëherë me zemër Allah kush mundet me thanë
Rrëxon gjynah sa dushku i malit shumë me kanë

Emnin e Zotit, paqt bëhet kush e përmend
Dhe muradi i kryhet Zotin me përmend

_________________________

hajrat - punë e mirë, humanitare.
bereqat - shumë frytëse, bereqet.
hajr - dobi, fitim, mbarvajtje.
qeder - dëm.
gjynah - mëkat, gabime në puuë, sjellje a fjalë.
paqt - pastër.
muradi - dëshirë.

_________________________

Eni me ashk dhe me gjuhë ne Allah t'thojmë
Dhe me zemër e me sy ne shumë t'lotojmë

Falë rahmet n'ne Ai që gjithku bënë sundim
Se është Kerim Ai dhe Se është Rrahman edhe Rrahim

Bënë rahmet këtu në besimtarë dhe n'batili
N'ahiret ka për me ba veç n'myslimani

Dine hak dhe pa dyshim se Ai është një
Ngase gabim batilitë kanë folë për Të

Gjithë alemi hiç pa kanë Ai ke mevxhud
S'pat nevojë për asnjë send që është mevxhud

Gjithë ke Zoti s'pat melek e s'pat insan
Arsh e Kyrs, tokë e qiell as diell e hënë

Këtu po dihet që s'ka nevojë Ai për vend
S'mund përzihet punës se Tij kurrnjë send

Hiç pa kanë kush Zoti i bëni iz'har
Gjithë çka ka madhëninë e Tij e bënë ikrar

Pra rreth Zotit për shuinë fjalë nevojë nuk ka
Zoti është një përveç Tij tjetër nuk ka

Prej Resulit n'dashi ju ne pasë shefat
Shpirtit të tij thueni me ashk - essalat

_________________________

ashk - dashuri, afsh.
rahmet - mëshirë.
Kerim - emër i Zotit.
Rrahman - emër i Zotit.
Rrahim - emër i Zotit.
batil, batili, batilitë - i humbur, të humburit, i gabuar, të gabuarit.
ahiret - bota tjetër ku do të jetojnë pas ringjalljes.
melek - engjëll.
insan - njeri.
Arsh - vend i pakufizuar për të cilat di vetë Zoti.
Kyrs - vend i pakufizuar për të cilat di vetë Zoti.
mevxhud - prezent, ekzistim.
iz'har - nxjerrje në shesh.
ikrar - pranim, vërtetim.
Resul - i dërguar i Zotit, pajgamber.
shefat - ndërmjetësim, ndihmë.
salat - lutje, dua e posaçme.

_________________________

Ej xhemaat kam vasijjet dhe rexha
Këtij fakiri ju t'i bëni hajr dua

Këtë vasijjet kush e merrë dhe kush e ka
Shpirti i tij past erën misk dhe ai e ka

N'dash me pasë shoq për xhenet ti n'ahiret
Për vëlla tëndin lute Zotin magfiret

Dhe një rob që ai për mue bënë dua
Zoti rahmet mbi atë pastë pa ia nda

Kush të do ai në këtë dua gati me kanë
Due prej tij një Fatiha të ma këndon

Li'l-lahi'l-Fatiha mea's-salavat

Për ata që gjuhën shqipe e dinë
Është marue ky mevlud gjithë le ta dinë

Mevlud i thuhet lindjes pejgamberit tanë
Që prej tij u mbush dynjaja plot iman

Për atë natë që lindi shejti shumë qe gëzim
T'gjithë muslimanët këndojnë mevlud dhe bëjnë ta'dhim

Për një rob që i këndohet ky mevlud atij
Nuk i bëhet hiç qeder at vjet atij

Dhe s'i bëhet kurrnjë derti mybtela
Dhe s'i bjen mbi krye atij kurrnjë bela

Kush e këndon dhe kush e dëgjon ka shumë sevab
Por atij që i bëhet nijjet pa hesab.

_________________________

vasijjet - dashuri, afsh.
rexha - shpresë, ymyd, (lutje).
fakir,fakiri - i varfur, i ngrat.
dua - lutje, uratë.
rob - njeri, person.
magfiret - falje e mëkateve.
Fatiha - emër i një kaptine të Kur'anit, elhami.
iman - besim të drejtë.
ta'dhim - madhrim, respekt.
mybtela - sprovim.
bela - telashe, pakënaqësi.
thevab,sevab - shpërblim nga Zoti.

_________________________

N'dashi me kanë me resulin të pa ndam
Thueni për te es-salatu ve's-selam

Pasi Zotin hak e dite dyshim s'ka
Dhe kudretin merrja vesh Ai qysh e ka

Kush është ai që është te Zoti më i parë
Nga krijesat gjithçka i fali më i mbarë

Muhamedit nuri ju falë më i parë
Dhe e dashti Zoti këtë hiq s'ka inqar

Gjithsa send që është i mirë dhe është makbul
S'ka dyshim hiç gjendet ai te ky Resul

Ja dha Haku shejtit ja bëni temam
Prej meleqve veç e ndau tue kanë insan

Prej nurit t'tij fali Zoti gjithçka ka
Tokë e qiell dhe ndërmjet tyre gjithçka ka

Pejgamberi mos t'i vinte alemit inqar
Taxhi-Izzet nuk pat me i zbritë Ademit

Për atë që ke vesile ai Resul
Ademit Zoti tevben ja bëni kabulë

Për nderim të Muhamedit për dashni
Zoti t'mira shumë i bëni gjyshit t'tij

Gjithë pejgambert është n'qitabe që kanë thanë
Prej ymmetit të Muhamedit t'ishim kanë

_________________________

kudret,kudretin - fuqi.
nur,nuri - dritë (fjala është për dritën shpirtërore të Muhamedit).
inkar,inqar - mohim, refuzim.
makbul - i pranueshëm, i këndshëm.
Haku - me këtë fjalë është për qëllim Allahu.
temam - plotësim.
melek,meleqve - engjuj.
alem - bota, gjithësia, ekzistenca.
Taxhi-Izzet - kurora e nderit.
vesile,vesil - sebep, mjet, shkak.
Ademi,Ademit - njeriu dhe pejgamberi i parë në tokë.
tevbe,tevben - pendim.
qitab,qitabe - libër fetar.
ymmet,ymmetit - ithtarë, besimtarë, popull.

_________________________

Prej Resulit n'dashi ju me pasë shefat
Shpirtit t'tij thueni me ashk es-salat

Hak teala kur e krijoi Ademin
E hjeshoi Ai me te gjithë alemin

Gjithë melaqet Ademit sexhde i banë
N'Levhi-Mahfudh emri Hakut kështu u kanë

Me nur t'shejtit Ademin Haku e gëzoi
Prej xhenneti n'këtë dynja me te e çoi

I tha dije që ky nur i Mustafas
Pas shumë kohe do t'i epet ky Havas

Dhe tha ta dijsh që ky nur i dostit tim
I Resulit, Muhamedit t'dashnit tim

E për këtë nur Ademit Haku i ka thënë
Marrin t'gjithë prej tina dritë dhe diell e hënë

Mbet' me muaj nuri me të dhe me vjet
Deri nisi Shiti që me le në këtë jetë

Atëherë Havës ju dha dhe ju ba bejan
Mbet me Havën nuri edhe shumë zeman

Për silsile t'shejtit gjithë vinte ky nur
Deri bëni Muhamedi n'jetë zuhur

Pasiqë e gjet ky nur vendin e vetë
Pas Resulit askujt më miras s'i mbet

_________________________

sexhde - pjesë e namazit, përulje me fytyrë në tokë.
Levhi-Mahfudh - Libri i amshuem.
Mustafa,Mustafas - emër i Muhamedit (i zgjedhur).
Hava,Havas - bashkëshortja e Ademit, nëna e njerëzimit.
Shiti - djali i Ademit, emër njeriu.
miras - trashëgim (origj. mirath).
bejan - shpjegim, dëftim.
zeman - kohë.
silsile - verig (paraardhësit).
zuhur - doli në shesh, u lajmërua.

_________________________

Prej denimit n'dashi ju për me shpëtu
Shpirtit të shejtit salavat me i këndu

Emine emnin e ka nëna e Mustafas
Abdullahun shejti babë e ka pasë

Kur Muhamedi u afrua për me ardhë
Shumë alamete u bënë

u bëjshin pak pa ardhë

Atij muej që leu shejti i thonë Rebi
Dymbëdhjetën natë prej atij muaj n'arebi

Ajo natë që leu shejti isht' e hënë
Dëgjo për at'natë çudë alamete

Tha Eminja pashë at'natë çudi një dritë
Sikur dielli për dritare kur rrezitë

Si vetim shpejt duel prej shpije çud u bë
Gjithë dynjaja me këtë nur që dritë u bë

Prej Medine n'Shami sherif gjithçka ka
Pash tanë shehrët dhe katundet gjithë sa ka

Dhe tha n'hava ishte shtrue një dyshek
Emnin sun-dus zuhur shtrues' i tij ishte melek

Dhe i pash tha tri bajraqe zuhur ishin zbritë
Një mbi Qabe një n'mashrik dhe një n'magrib

Mirë e dita se po vjen hajri njerëzisë
Merr prej dore sundin e gjithë batilisë

_________________________

alamete - shenja.
Rebi - emni i një muaji arabisht (rebi'ul-evvel).
çudë,çudi,çud - habi.
Sham - Damasku.
sun­dus - mëndafsh.
barjak,bajraqe - flamur.
mashrik - lindja.
magrib - perëndimi.

_________________________

Shumë meleq prej qielli zbritshin tue u bë saf Shami
Sikur Qaben më bëjshin shpijën tavaf Shami

Si kesh brenda këqyra u qelë mur i ri
Duelën n'mejdan m'u afruen tri hyri

Rend me rend këto vishin gjithë tue dhënë selam
Dhe me mue folshin këto hyri kelam

Pejgamberin vishin hyrit myzhdegji
M'thojshin mue Zoti këtë po e falë nebi

Oj Emine ne një send ty me ta thanë
Kurrnjë nëne Zoti si ty s'i ka dhanë

Askujt Zoti në këtë dynja si kur ky djal
Nuk i dha kujt as pas sodit nuk e falë

Dije se ky është i dashur i Perëndisë
Me këte mbyllën dyrt e gjithë pejgamberisë

Shumë mertebe gjete ti dhe shumë sefa
Qe të dha madhnia ty këtë mustafa

S'mund e lavdon këtë Resul kush veç e nisë
Pos një Allah që gjithë na ka jeratisë

Në këtë mënyrë për shejtin bënë hyrit lavdim
Zemra ime plotë u mbush atë natë me gëzim

Tha Eminja pasi koha u bë temam
Për të lind hajrija i gjithë sa insan

U thava eti sa qe une kesh zatetë
Shpejt më mbushen një gastare me sherbetë

_________________________

saf - resht.
tavaf - vizitë.
mejdan - shesh.
myzhdegji - sihariq, lajmgëzues.
nebi - pejgamber.
mertebe - gradë.
jeratisë - krijua.
hajrlija - rnë i dobishëm.
gastare - enë prej qelqi e ngjashme me gotën.

_________________________

Bardh si bora ky sherbet më i ftohtë isht' kanë
Dhe më i ëmbël se sheqeri shumë isht' kanë

Kur e piva trupi im u mb'lu me nur
Sa që vehten s'e dallova nga ky nur

Zbriti një shpend sa i mirë ke s'mund kallxoj
Brinjët e mia ky shpend me krih m'i shtërngojë

Leu sulltani dinit islam n'atë zeman
Tokë e qiell u mbushën me nur gjithë sa janë

Prej xhehnemi n'dashi ju me kanë azat
Për Resulin thueni me ashk es-salat

U gëzun hallku për Muhamed mustafan
Shkoi idhnimi gjithë alemi gjet sefan

Gjithësa zerre që është n'xhihan thirrte me za
Tue i thënë t'gjithë pejgamberit merhaba

Merhaba më i madhi sulltan merhaba
Merhaba gjithë dertit derman merhaba

Merhaba më i madhi gjithë pejgamberisë
Merhaba më i madhi dost i Perëndisë

Merhaba ej dritë e syve gjithë muslimanisë
Gjithë alemi veç për tye është jeratis

Mirë se erdhe o Muhamed mustafa
N'saje tënde gjithë ymeti bënë sefa

_________________________

sulltani,sulltan - mbret në pikë­pamje shpirtërore.
zeman - në atë kohë.
xhehnemi,xhehnem - ferr, skëterrë.
azat - të shpetuar.
hallku - krijesat.
zerre - grimcë, atom.
merhaba - mirë se vjen, mirëpritje.

_________________________

P.S.: Për nderim të Pejgamberit xhemati çohet në këmbë.

Merhaba o mbrojtje ymmetit asij
Merbaha n'atë dit't mahsherit shefatgjij

Merhaba o shpirti baki merhaba
Merhaba gjithë t'eçtit i ngin merhaba

Merhaba o padishahi n'dy xhihan
Zoti hak ty t'ka lavdue me Kur'an

Ti je më i madhi gjithsa enbija
Dritë e syve gjithë ymmetit evlija

N'qofsh ashik i Muhamedit ore vëlla
Çoi salat tue qajt hiq pa ja nda

Prej mashriku deri n'magrib gjithë dynjas
I dha hjeshi lindja e këtij mustafas

Dhejshin myzhde gjithë melaqet dhe hyri
Dhe prej qielli vinte madhe murmuri

Sa alamete pa Eminja n'atë zeman
Tha s'dita unë hiç se ku jam kanë

Këqyra hyritë t'gjitha janë shkue një s'ka mbetë
Veç e pashë Resulin kah bënë ibadet

Vet prej kible ishte kthye bënë dua
Me fytyrë në tokë i lumi n'sexhde ishte ra

N'sexhde kryet dhe me gjuhë ziker bënë
Një Allahun me një gisht isharet bënë

Buzët lëkundte mubareki folte fjalë
S'mund e disha unë hiç çka thotë ky djalë

_________________________

asij - mekatar.
baki - i gjithmonshëm.
padishahi,padishah - mbret shpirtëror.
xhihan - botë.
evlija - të afërt, dashur.
ibadet - lutje, adhurim.
kibla - ana, drejtimi kah kthehet njeriu kur falët.
mubareki,mubarek - i bekuar.

_________________________

Ju afrova une ngat dhe i vuna vesh
Fjalën që folë menjëherë e morra vesh

Thoshte o Zot që je hak dhe na ke falë
Du' prej Teje gjithë ymmetin me ma fale

Sa i vogël lypi ky Resul ymmet
Ne u plakëm i lamë farzet lamë synnet

Prej adhabi n'dashi ju me kanë azat
Për Resulin thueni me ashk es-salat

N'Meke hallku krent e tyne pa hilaf
Qaben atë natë ishin kanë tue e bë tavaf

Sexhde bëni Qabja e panë gjithë ai komb
Pa u rrëxue kurnjë guri u çue n'këmbë

An't e Qabes shoqja shoqës dhanë haber
Leu sonte më i miri Pejgamber

Dhe një zë prej Qabe dilte ashiqar
Kush e ndiu s'mujti atë me bë inqar

Thoshte lum'i unë sonte shejti u jeratis
Prej gjithë putit mue do t'më kurtalis

Dhe qyfarët m'i hjek qafe ai Resul
Paq më bënë dhe gjithë duatë bëhen kabul

Pa kapuç dhe dathun vijnë gjithë saf saf
Gjithë ymmeti do të më bëjnë mue tavaf

_________________________

farzet,farz - obligime të fesë.
synnet - tradita të pejgamberit.
adhabi,adhab - dënim, ndëshkim.
ashiqar,ashiqare - haptazi.
putit,put - gurë ose druj të gëdhenur të cilëve u luteshin.
kurtalis - shpëtim.
qyfarët - mosbesimtarët.

_________________________

Shejtit atë natë pejgamberllëkun ja vunë
Dhe prej qielli dreqin atë natë e përzun

Në gjithë xhihanin u bë atë natë zelzele
Të gjithë qyfarët patën t'madhe velvele

Kishë e havra shumë u rrëxuen pa hesab
Batilisë u hyni brenda shumë azab

Thojshin njerëzit leu hazreti mustafa
U hoq terri bota mbeti n'shumë sefa

Dhe një zë prej Haku vinte: Ja emin
Ty rahmet t'kam falun për gjithë alemin

Vjet e shejtit pasi ju bënë katërdhjetë
Prej xheneti zbriti taxhi nubuvvet

Vahj i zbritke xhebraili dhe kelamputit
Tue i thënë gjithë Zoti ty t'ka bë selam

Zbriti Kur'an Muhamedit dit' e natë
Qiti në mejdan fort shumë lloje mu'xhizat

Me Resulin n'dashi me kanë të pa ndam
Thueni për të es-selatu ves-selam

Dij mu'xhizet e Resulit qysh janë kanë
Pasi pa to asnjë pejgamber s'është kanë

Pak mu'xhize t'Muhamedit këtu janë thanë
Për me ditë ai që mu'xhizet s'di si janë

_________________________

zelzele - termet.
velvele - tmer, frikë.
havra - faltore ebreje.
hazreti - i nderuari, autoriteti.
nubuvvet - pejgamberllëk.
Vahj - shpallje, frymëzim.
kelam - fjalë, tekst.
mu'xhize,mu'xhizat,mu'xhizet - mrekulli.

_________________________

Më e para ai mubarek trupit tij
Nuk i binte hiq në tokë hija e tij

Trup'i shejtit tanë qe nur dyshim nuk ka
T'gjithë e dine se nuri hiç hije nuk ka

Edhe një re' daima ecte me të
Sikur çader daima shkonte mbi te

Sikur çeshme qitën ujë gishtat e tij
Shumë gjallesa pinë atë ujë dhe mbet pa u pi

E mbull hurmen pejgamberi n'një mejdan
Posa e mbuall hurmes menjëherë pemt ju bënë

Një ditë shejti me xhibril kah bënë kelam
Vinte një pemë tue i dhënë atij selam

Ja poq qingjin një jehude shejtit ja pru
I tha qingji mos më ha, se m'ka zehru

Pash mu'xhizët e shejtit tonë ja-rabbena
N'atë zeman që tutem fort rahmet ana

Prej mu'xhizëve t'shejtit ne i tham do fjalë
Dëgjoni për të përmbi qiella qysh u dalë

Xhenetlij kush të donë për me kanë
Mustafas i çon salat dhe shumë selam

Eni vëllazën merrni vesh për Mustafan
N'natë miraxhit punët e tija qysh janë kanë

Të gjithë e dinë miraxh i thuhet plak e djalë
Asaj natë që Resuli n'qiell ka dalë

_________________________

ja-rabbena - O Zoti ynë.

_________________________

Natë e hëne ajo natë sahi-haber
Natë e madhe ajo natë isht' kanë megjer

Me hadithe për atë natë është tregu
Mustafaja n'shpi t'Ymmihanës është qëllu

Emër i bëni xhebrailit Zoti hak
Shko n'xhenet tha ta marrësh një burak

Dhe tha merre prej xhevahiri një taxh
Dosti gati le t'më bëhët për miraxh

Çoja le t'i hypë atij ai dosti Im
Dhe le të vjen ai për me pa dizarin Tim

Xhebraili n'xhenet shkoi taxhin e merr
Dhe e zgjodhi një burak shumë myteber

Shumë buraka pa aty t'gjithë pinë e hanë
Dhe e pa një veç isht' nda dhe gjithë po qanë

Lot për fëtyre shumë i shkojshin pa ia nda
Sa shumë dert qe mushkënit ju kishin tha

Xhebraili tha burakut pse po qane
Gjithë ky dert që vajit hiq nuk po ja ndan

Tha buraku xhebrailit n'atë zeman
Ashiqare ndjeva një zë një zeman

O Muhamed ashiqare kush e dëgjon
Ajo thirrje gjithë kujt zeinrën ja biron

Prej asaj kohe nuk di unë ku jam
Zotit, emnit t'Muhamedit ashik jam

_________________________

sahi-haber - lajm i vërtetë.
megjer - siduket.
burak - e shpejtë si vetima, e bartë Muhamedin në fillim të miraxhit.
dizarin - madhërinë e Zotit.
myteber - të zgjedhur.
dert - brengosje, vuajtje.

_________________________

Po mos mujsha une me të me u përpjekë
Qare veti nuk i gjëj unë veç me vdekë

Xhebraili tha burakut o burak
Myzhde se ta dha muradin Zoti hak

Kushdo që ka ashk-nishanin pa ju hjekë
Akibet ai me të dashunin e përpjekë

Hajde t'çoj ty me Resulin me u përpjekë
Varra e zemrës si me ilaç ty me t'u hjekë

Xhebraili si vetim me gjithë burak
Zbriti n'Meke te resuli n'atë konak

Tha selam ty të çojë Zoti o Mustafa
Ej mubarek hatri yt le të gjejë sefa

Tha le t'vjen ai sepse për të kam davet
Ashiqare le të më sheh ai mua vet

Gjithë melaqet shumë hasret presin ate
Arsh e Kyrs dhe tana qiellat presin ate

O Xhibril tha dije për këtë pejgamber
Shumë hiqmete sonte do të jap haber

Xhennetlij për me kanë kush të donë
Mustafas pa ia nda selam i çonë

Të madhënia eja shkojmë o Mustafa
Ty po t'presin tanta qiellat gjithë sa ka

Prej xheneti ty ta pruna një burak
Bënu gati emër bëni Zoti hak

_________________________

murad,muradin - dëshirë.
ashk-nishani - shenjë, simbol i dashurisë.
akibet - sigurisht, patjetër.
hatër - hirë.
davet - ftesë, gosti.
hiqmete - çudira.
haber - lajmërim.

_________________________

Dhe një taxh me gjithë një hyle një qemer
Vishi këto dhe hyp burakut për njëherë

Mustafaja taxhin në krye e vendoi
Muerr rrugën xhebraili me të shkoi

Sa i mbyll syt xhebraili me Mustafan
N'Kudsi sherif zbriti n'mesxhidi Aksan haber

Para dulen shpirtat e gjithë enbijas
Shumë nderim i bënë hazreti Mustafas

Prej madhnie shpirtave ju erdh selam
Mustafaja le t'u bëhet ju imam

Pejgamberi u bë imam i gjithë shejtnisë
Dy reqate i fali me emër të Perëndisë

Mbas namazi duel prej mesxhidi Aksas
Para xhamisë me burak hypi mbi rrasë

Muerr burakun me gjithë te shkoi përpjetë
N'të parën qiell si vetim shpejtë është zatetë

Gjithë çka ka mbi qiell at'natë dolën n'selam
Mustafas për itibar dhe për ikram

Merhaba ty o Resulullah i thanë
Ej shefat sahibi kevther i thanë

Pejgamberi kërkoi pa ja nda njëherë
Mbi gjithë qiellat se çka ka i bëni sejrë

_________________________

hyle-qemer - petka të posaçme nga xheneti.
Kuds - Jerusalemi.
Aksa - emër i xhamisë në Jerusalem, faltorja e skajt.
enbijas,enbija - pejgamberët.
imam - prijsë në lutje.
dy-reqate - trajtë e faljes, lutjes së shkurtër.
namazi,namaz - lutje e posaçme e muslimanëve.
rrasë - gur i madh në formë rrase.
itibar - respekt.
ikram - nderin.
sahibi,sahib - i zoti.
sejrë - vizitë.

_________________________

T'gjithë me hajr ja bënë miraxhin Mustafas
Dhe i thanë se shumë nasib ti paske pasë

Gjithse sa murade kie ja Resul
S'ka dyshim se te Allahu janë kabul

Kërko se mejdani yt është o Resul
Kësaj derexhe nuk ju ka bë kush vusul

Në çdo qiell ai që hypi dhe që dulë
Shumë alamete pashë at'natë tha ai Resul

Pa melaqet gjithë ibadet kah po bëjnë
Në shumë tyrli itaat Zotit kah i bëjnë

Xhebraili shkoi me shejtin gjithë po i prinë
Dhe mbi qiella gjithë çka ka n'selam i rrinë

Prej një qielli n'tjetrin qiell shkoi përpjetë
Deri n'Sidre udha që ju ka zatetë

I Xhebrailit vendi ishte ai mekam
Prej se fali Haku gjithë çka është i bamë

Xhebraili te mekami i vet u ndalë
Mustafaja: O Xhebrail tha mos u ndalë

Dhe i tha qysh po m'le vetëm ore vlla
Dost dostin me lënë vetëm ku ke pa

A s'e dinë se në këtë vend unë jam garib
N'ymer tim kurr përmbi qiella nuk jam hypë

Xhebraili tha Resuli ej habib
Mos mendo se në kët mekam ti je garib

_________________________

derexhe - gradë.
vusul - arritje.
tyrli - mënyrë.
itaat - rres­pekt, bindje.
Sidre - vend në hapësiren e pakufishme.
mekam - vend.
dosti,dostin,dost - shok.
garib - i vetmuar, i panjohur.
ymer - jetë.
habib - i dashur.

_________________________

Udha ime te ky vend u bë temam
Prej këtij vendi më tutje kurr nuk jam kanë

Dhyl-Xhelali pasi mu m'ka porositë
Prej këtij vendi një krah mandej mos me qitë

Veç një ferkëm prej këtij vendi unë me dalë
Nuri i Zotit krejt më djegë mua tue kanë gjallë

N'atë zeman resuli tha o xhebrail
N'paq murad po t'bëhem une ty delil

Xhebraili tha o dost i Perëndisë
Për ymet tëndë kam murad me i kurtalisë

N'ditë t'mahsherit krahin mbi xhehnem me shtru
Gjithë ymmetin n'xhenet për njëherë me i pru

Mustafaja tha rri këtu o dosti jem
N'u djegt kush le të digjet veç ky trup i jem

Xhenetlij për me kanë kush dëshiron
Mustafas i çon salat dhe shumë selam

Mustafaja ke me te kah banë kelam
Zbriti Refrefi përpara i dha selam

Për njëherë e muer shejtin n'at zeman
Shkoi me te ai përmbi Sidre-Muntehan

Gjithsa send pa Mustafaja tue dalë
Dhe u poq me hak Allahun dhyl-xhelal

Pa hurufë dhe hiq pa zë ai Padishah
Mustafas i foli hiq pa ishtibah delil

_________________________

Dhyl-Xhelali,dhyl-xhelal - madhëria e Zotit.
delil - prijsë, udhëheqës.
mahsherit,mahsher - tubim në ditën e gjykimit.
Refrefi,Refref - mjet me të cilin fluturoi Muhammedi a.s..
hurufë,huruf - germa.
ishtibah - krahasim, përngjasë.

_________________________

Muhamed tha Allahu dhyl-xhelal
Gjithë alemin veç për ty që e kam falë

Herse sa murade sonte ti n'i paq
T'japi një derti njëmijë tyrli ilaç

Ja-Ilahi kam te Ti tlia këtë rexhan
Me ju falë ymmetit sa kusure kanë

Robë zaif janë n'ahiret zo çka do t'bëjnë
Të madhënia e Jote ata çka do të gjëjnë

Ditë e natë më shumë gjynah bëjnë se sevab
Fort keq tutëm që me zjarr i bënë azab

Dhe miraxhi për mejdani due me m'dalë
Po ymmetit çka kam o Zot me u falë

Zoti tha qe o Muhammed mustafa
Mos ki gajle hatri yt le t'jenë n'sefa

Prej ezeli për ty kam thanë dost i Jem
Dhe e shkrova emnin tëndë me emën Tem

Gjithë ymmetin ty ta fala ej habib
Dhe xhennetin Unë ju bëna nasib

Pasi e bëne këtë miraxh lype ymmet
Vend miraxhit qoftë namazi për ymmet

Dhe namazin kush e falë pa ia nda
Sa sevabë kanë gjithë melaqet ai i ka

Udhë e mbarë tha: ej habib ti shko apet
Thirr ymmetin le t'bëhën gati për xhenet

_________________________

Ja-Ilahi - o Zoti im.
kusure - të metat.
zaif - të dobët.
gjynah - mëkate.
azab - denim.
ezeli,ezel - amshim prej parafillimi.
nasib - percaktim.

_________________________

Sa kush bëhet gati tha ai për xhenet
Mue më sheh dhe nuk ka send më lezet

Urdhëni Zotit Refrefi erdh n'atë zeman
Apet shejtin e çoi n'atë vend ku është kanë

Gjithsa send shejti që i bëni sejr
Githë sahabve me njëherë ju dha haber

Urdhëni i Zotit tha është pesë vakte me i falë
Pasi t'gjithë prej kësaj dynjaje kem me dalë

Të gjithë me hajr ja bënë miraxhin dhe u gëzun
Sa haber që dha Resuli besë i zunë

Thanë mjaft kemi ne që jem ymmet i ytë
Dhe qe gjindem n'donjë herë te hizmeti vtë

Ja Rabi për hyrmet nasib të pejgamberit Tëndë
Mos na ndaj ne kurrë Ti prej rahmetit Tëndë

Ja Rrahim për hyrmet të esmai-husnasë
Për dashni t'gjithë enbijasë dhe evlijasë

Sa dua që bëjmë te Ti na i bënë kabul
Dhe muradet neve gjithë na i bënë vusul

Tahiri fakirit dhe fali rahmet
Shokun iman vendin falja në xhenet

Prej të dashunve Tu kurrë ja Rabb mos e ndajë
Prej hizmetit dinit ne kurrë mos na ndajë

Ja Allah pashë hak Muhammed mustafan
Kur të vdesim merrna shpirtin me iman

_________________________

lezet - kënaqësi.
hyrmet hirë
esmai-husnasë,esmai-husna - emërat e bukur të Allahut.

_________________________

Natën e varrit t'gjitha sualeve, xhevab
Ja Rabbi na i bën kollaj hiq pa azab

Ja ilahi mos na bënë ne dal-lin
Kësaj duaje thuni të gjithë ju: Amin

Prej ymmetit razi qoftë hak Zoti ynë
Dhe rahmet pastë mbi ata gjithë Zot i ynë

Shumë shyqyr Zotit dhe Resulit selam
Ky mevlud me izë t'Tij u bë temam

_________________________

sualeve,sual - pyetje.
xhevab - përgjigjjei.
kollaj - leht.
dal-lin - të humbur nga rruga e drejtë.
razi - i kënaqur.
shyqyr - falënderiin, lavdi.
izë - leje.

_________________________

Duaja e Mevludit

Eudhu bi'l-lahi mine'sh-shejtani'rr-rraxhim
Bismi'l-lahi'rr-rrahmani'rr-rrahim

El-hamdu li'l-lahi'l-ledhi lem jet-tehidh sahibeten ve la veleda. Ve's-salatu ve's-selamu 'ala sejjidina Muhammedin huve efdalu'n-nasi mevlida. Ve 'ala alihi ve as'habihi'l--ledhine lem juthiru alejhi malen ve la validen ve la mevluda.

Zoti hak xhel-le xhelaluhu për hyrmet të hazreti Muhamed Mustafas, këtë Kur'ani kerim dhe këtë Mevludi sherif që u kërduen, kabul i bëftë.

Sa sevabe që u bënë prej këtij këndimi, më të dobi-shmit të gjithë njerëzve dhe më të mirit të gjithë pejgam-berëve, shefaatbësit në ditë t'mahsherit, Muhamed Mus-tafas, mubarek shpirtit t'tij hedije ja bëm.

Xhenabu rabbu'l-alemin te ai mubarek në bashçe të xhennetit të vorri i tij e çoftë. Shpirti i atij mubareki prej nesh gjithmonë razi dhe hushnut qoftë. Te resulu'll-llahi makbul, të mirë e të dashur bëna ja Rabbi.

Edhe tjerëve Pejgamberani idham ve rusuli kiram alej­himu's-salatu ves-selam, mubarek shpirtave të tyre ikram ja u bëftë. Edhe familjes së Pejgamberit dhe sahabëve që janë kanë, ensar e muhaxhirin, tabiin e myxhtehidin, ridvanu'll-llahi teala alejhim exhmein, mubarek shpirtave të tyre ikram ja u bëftë. Dhe evlija e suleha, mubarek shpi­rtave të tyre ikram ja u bëftë.

Edhe mahsus këtij që u bë sebeb me bë këtë mexhlis, amelet makbul, xhynahet magfur dhe gjithsa nijjete për hajr që i ka, Allahu xhel-le shanuhu me kollajllëk nasib ja bëftë. Evladët e tij prej ylemave që bëjnë amel dhe zingjinave që bëjnë shyqër, ja bëftë.

Prej Myslimanëve në Ahiret që janë shkue, Allahu xhel-le shanuhu të gjitha xhynahet afv dhe magfiret ja u bëfte. Edhe çka janë gjallë ine ymer të gjatë e me shumë mexhlise e gëzime nasib ja u bëftë.

Dinit Islam jepi ndihem e fuqi, kurse mbi batilinë gjithmonë galib dhe fitues, bëna ja Rabbi.

Në tokë e në deti, mysafir e asker që janë, shumë selamet epu ja Allah. Haxhive që e kanë bë zijaret, tekrar dhe tjerëve me mall të hallallit me bë zijaret Qaben, Zoti nasib na e bëftë Xhennetin dhe dizarin e Zotit me pa, Zoti nasib na e bëftë. Edhe më të mbramën frymë me dal prej kësaj dynjaje tue thanë: Eshhedu en la ilahe il-lall-llah ve eshhedu en-ne Muhammeden abduhu ve resuluhu, bëna nasib ja Erhame'rr-rrahimin.

Subhane Rabbike Rabbi'l-izzeti amma jesifun. Ve selamun 'ale'l-murselin. Ve'l-hamdu li'l-lahi Rabbi'l-alemin.



E mestiti këtë mevlud një fakir
Për hyrmet të Zotit: kul-lu shej'in kadir

Emnin Muhamed Tahir bin Halil
Bani afv dhe ebu xhenet ja Xhelil

Memleqeti i tij dahili Kosovë
Vuçitërnë kasaba katundi Popovë

_________________________

e mestiti - e rradhiti, përgatiti.
kul-lu shej'in kadir - e rradhiti, përgatiti.
afv - atdheu.
dahili - brenda.
kasaba - qytezë.

_________________________

Në rregull

Kjo webfaqe përdor cookies. Duke përdorur këtë webfaqe, do të pranoni edhe vendosjen e cookies. Më shumë Info ...